• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Taksat, a po devijon Ilir Meta nga programi i qeverisë?

by Java News
12/08/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Politikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taksave në vend kanë qenë gjithmonë ‘molla e artë’ që koalicionet politike ia kanë ofruar votuesit si zgjidhje për rritjen e ekonomisë e që nënkupton edhe rritjen e mirëqenies së popullit. Viti 2013 duket se bëri edhe një dallim ideologjik mes të djathtës e së majtës, dallim ky që i ka munguar politikës shqiptare, ndërsa qytetarët gjithmonë e më shumë kishin krijuar bindjen se e djathta e Berishës ishtë më tepër pranë të majtës.

Bindja nuk ishte e pabazë, pasi ky mendim i krijuar te qytetarët vinte edhe për shkak të populizmit që e karakterizoi Berishën në 8 vitet e qeverisjes së tij si kryeministër. Por, fushata e 2013-ës u duk se e ndau njëherë e mirë shapin nga sheqeri, teksa përplasja midis programeve elektorale ndodhi pikërisht te pikëpyetja nëse do të ishte më mirë një taksim i sheshtë apo progresiv.

E ndërsa kreu i opozitës së atëhershme, Edi Rama, i mëshoi një sistemi tatimi progresiv për biznesin, ndërkohë që Berisha e quajti atë si ‘taksën e Marksit’. Por midis Berishës dhe Ramës qëndronte LSI-ja e Ilir Metës. Edhe pse ky i fundit e la batall Berishën duke e braktisur koalicionin me të fare pak muaj para zgjedhjeve, ai nuk u ngatërrua në programin e koalicionit me Ramën duke nënkuptuar se kishin rënë dakord parimisht si për shumë gjëra, ashtu edhe për tatimin progresiv (element ky që për hir të së vërtetës i shkon një të majte).

Por, pikërisht në amullinë e lajmeve se mes Metës dhe Ramës ka një ftohje, vjen një tjetër lajm që sado i parëndësishëm në dukje, përcjell qëndrimin zyrtar të Lëvizjës Socialiste për Integrim.

Deputeti i kësaj force politike, Përparim Spahiu, ka folur në lidhje me sistemin e taksave duke kërkuar që të rishikohet nga qeveria mënyra e taksimit. Spahiu, i panjohur për publikun si pjesa më e madhe e atyre që zgjedhim dhe s’i njohim, duket se është personi adapt për të folur mbi ekonominë, pasi ka një arsyetim profesional deri diku. Dhe kësisoj, përmes deputetit të saj LSI kërkon që të shihet fasha prej 30 mijë lekësh që nuk tatohet, pasi diferenca me pagat e shtresës së mesme nuk është e madhe dhe se po ka abuzime me aplikimin e kësaj skeme.

Në fakt, deklaratat e deputetit në fjalë pasuan ato që kishte thënë edhe vetë Meta, i cili kërkoi në fillim të gushtit më tepër kujdës për taksat. Ndërsa Petrit Vasili bëri po ashtu thirrje për kujdes me tatimin dhe taksat, ndërkohë që deklaratat e tij pasuan sugjerimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar që shprehej se duheshin tatuar pagat nën 30 mijë lekë.

Kjo lëkundje e LSI-së në raport me programin e qeverisë, që në parim është miratuar nga të gjitha forcat politike të koalicionit, është mëse e dukshme. Arsyet që fshihen pas kësaj mund të jenë të shumta. Mund të jetë populizmi që e karakterizon lidershipin babaxhan të LSI-së, apo një reflektim i kësaj partie e cila ka kuptuar se programi i vetë asaj është më i rëndësishëm se programi i qeverisë. Kjo, sepse partia e Metës (edhe zyrtarisht përmes sloganeve elektorale) trumbeton punësimin si ofertë për votuesin.

Megjithatë, nëse qëndrimi i LSI mbi taksimin mund të quhet devijim nga programi i qeverisë, ky është një debat që i përket dy aleatëve të mëdhenj. Ajo që është tashmë publike është meraku i Metës se nga taksimi progresiv po preket shtresa e mesme. Dhe ky merak nuk do të prodhojë thjeshtë ‘krisje të koalicionit’ për shkak të Nanos, por një furtunë me bazë sa populiste, aq edhe programore.

Next Post

Doni të blini makinë? Ju tregojmë 5 veturat që konsumojnë më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In