• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa të larta? Rama: Vërtetë paguhet por Veliaj nuk fle pa mbjellë pemë…

by A R
02/05/2018 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot nga Tirana ajo që nga mazhoranca quhet procesi i llogaridhënies publike të qeverisë. Në një takim të mbajtur në ambientet e reja të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, pjesëtarë të qeverisë dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë një përmbledhje të asaj që është bërë në këto muaj të parë të këtij mandati të dytë të qeverisë.

“Sot ne Tirane po ndertohen 17 shkolla të reja të standardeve më të larta që ka njohur vendi. 17 shkolla të reja të cilat do të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e turneve, e mbingarkesave e kështu me radhë. Pra në fund të ditës janë kontribute që kthehen mbrapsht. Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon të flejë pa mbjellë pemë ia vlen që t’i japësh 5 lekë për të rritur numrin e pemëve dhe për të rritur përmasën e gjelbër të kryeqytetit”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë evidentoi edhe transformimin që ka pësuar i gjithë Parku i Madh i Liqenit dhe në mënyrë të veçantë Amfiteatri sipas tij.

“Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës për rikonstruktimin e mrekullueshëm të këtij teatri dhe po merr formën që ka merituar dhe që qytetarët e Tiranës ta gëzojnë këtë park”, tha kryeministri, Edi Rama në fjalën e tij.
Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu përgjigjur pyetjes së një prej të rinjve pjesëmarrës në këtë takim mbi mësimin me dy turne në disa nga shkollat e kryeqytetit, tha se ndërtimi i shkollave të reja do bëje që edhe ky problem të marrë zgjidhje përfundimtare. Ai theksoi se përveç 17 shkollave që do bëhen në partneritet me privatin, vetëm gjatë vitit të shkuar përfunduan tri shkolla të reja, ndërsa një tjetër është drejt përfundimit.
“Tani kemi filluar të shohim shenjat e para në disa zona të mbingarkuara. Ardian Klosin e mbajnë mend të gjithë, sot emri i tij dinjitoz nderon një shkollë. Ka qenë shkolla e Bregut të Lumit. Kur çuam deputetin Flenckestein, ai tha që kjo shkollë nuk dallon nga asnjë shkollë tjetër në Gjermani. “Ardian Klosi”, shkolla tjetër “Betim Muço” në Kombinat, shkolla “Hoxha Tahsim”, janë sot shkolla me standardet më të larta. Po mbaron shkolla “Kosova”, nga fillore po bëhet 9-vjeçare. Siç e patë mbaroi Liceu dhe është duke mbaruar tani Salla e Koncerteve të Liceut dhe besoj që kantieri i ardhshëm i arsimit, ka pasur duk në Tiranë, ndoshta si askund tjetër. Plani që ne kemi bërë është, në shumë prej shkollave, dyndja vjen sepse transferohen nga shkolla të tjera. Konvertuam taksën e gjelbërimit dhe e çuam në fakt për shkollat. Gjelbërimin po e bëjmë kryesisht me kontribut vullnetar dhe katër shkollat e para kanë mbaruar. Mezi pres të bëjmë bashkë me Linditën hapjen e shkollës “Kosova” që është më e afërt”, tha Veliaj./a.m.

Next Post
BE jep 20 miliardë euro për mbrojtjen në Europë

BE jep 20 miliardë euro për mbrojtjen në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In