• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa ndaj Serbisë rrit me 35% eksportet e Shqipërisë në Kosovë

by Java News
17/12/2018 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet shqiptare drejt Kosovës për muajin nëntor u rritën me 35%. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, muaji i parë i aplikimit nga Kosova të taksës doganore 100% mbi produktet serbe është reflektuar në një rritje të ndjeshme të eksporteve shqiptare drejt tregut kosovar.

Ky vendim u mirëprit si një shans i madh nga sipërmarrjet shqiptare dhe sidomos nga industritë prodhuese. Megjithëse taksa u vendos në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor, duket se ajo ka dhënë efekte të dukshme në bilancin e tregtisë mes dy vendeve.

Për Shqipërinë, viti 2018 po shkon drejt mbylljes me një bilanc tregtar më të mirë se viti i kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për nëntorin deficiti tregtar i vendit ra sërish dhe deri tani, për vitin 2018 deficiti tregtar ka rënë me 7.5% krahasuar me vitin 2017.

Eksportet shqiptare u rritën edhe për nëntorin, ndonëse rritja ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me muajt e mëparshëm. Sipas Instat, eksportet shqiptare u rritën me afërsisht 7%.

Për 11 muaj, eksportet kishin vlerën e 289 miliardë lekëve, në rritje me 15% krahasuar me vitin e kaluar. Paralelisht, për këtë vit importet janë rritur me më pak se 3%, çka edhe rrjedhimisht shpjegon përmirësimin e ndjeshëm të bilancit tregtar.

Për muajin nëntor, eksportet u dominuan sërish nga grupi tekstile dhe këpucë, që ishte sërish kontribuuesi kryesor në rritjen e eksporteve. Në 11 muaj, Shqipëria ka eksportuar mallrat ë këtij grupi në vlerën e 115 miliardë lekëve ose 40% e gjithë vlerës së eksporteve shqiptare.

Në rënie për nëntorin ishte grupi i dytë më i rëndësishëm, ai që përfshin mineralet, lëndën djegëse dhe energjinë.

Kjo besohet të ketë ardhur nga ndërprerja e eksporteve të energjisë, që sidomos në pjesën e parë të vitit kishin dhënë një kontribut të madh në rritjen e eksporteve.

Ndryshimi i situatës energjetike në vend është reflektuar edhe tek shifrat e importeve. Për grupin “minerale, lëndë djegëse, energji” importet u rritën me 32% gjatë muajit nëntor. Megjithatë, grupi që kryeson importet për këtë vit ngelet ai mallrave kapitale. Për 11 muaj, Shqipëria ka importuar mbi 1 miliard euro makineri dhe pajisje, çka tregon një ecuri të lartë të investimeve edhe për këtë vit./scantv

a.çupaj

Next Post
Studentët bllokojnë rrugët, Rama: Ç’borxh ju kanë qytetarët dhe studentët e tjerë?

Studentët bllokojnë rrugët, Rama: Ç'borxh ju kanë qytetarët dhe studentët e tjerë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In