• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa e qarkullimit, taksat e tjera dhe protestat e duhura

by Eduard Zaloshnja
12/04/2018 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Taksa e qarkullimit

Taksa e qarkullimit që përfshihet në çmimin e çdo litri karburanti, mblidhet për të mbuluar shpenzimet e rrugëve aktuale, e jo për ndërtimin e të rejave. Rreth kësaj takse, ka patur shumë debate pas protestës së Kalimashit. Më poshtë, vijojnë disa sqarime rreth saj.

Sikur të gjitha autostradat, superstradat, rrugët nacionale dhe lokale, të ndërtuara pas vitit 1991, të ishin ndërtuar para atij viti, dhe sikur ato të ishin mirëmbajtur deri më sot me frymën e shenjtë, borxhi publik shqiptar do të ishte rreth 6 miliardë dollarë më i vogël seç është. (Aktualisht, është rreth 10 miliardë dollarë).

Dhe si rezultat i borxhit të akumuluar në çerekshekullin e fundit,  për ndërtimin / përmirësimin / mirëmbajtjen e autostradave / superstradave / rrugëve, taksapaguesit shqiptarë paguajnë aktualisht rreth 220 milionë dollarë interesa në vit (vetëm për borxhin e akumuluar të Rrugës së Kombit , paguajmë rreth 100 milionë dollarë interesa në vit).

Në krahun tjetër, nga taksa e qarkullimit mblidhen rreth 200 milionë dollarë në vit (tarifat e kolaudimit të automjeteve, shkojnë në xhepat e koncensionarit të kolaudimit, dhe s’kanë lidhje me buxhetin e shtetit). Pra, taksa e qarkullimit nuk arrin të mbulojë dot as interesat e borxhit të akumuluar deri më sot, për ndërtimin / përmirësimin / mirëmbajtjen që u është bërë në të shkuarën autostradave / superstradave / rrugëve.

Por, përveç  220 milionë dollarëve të interesave të borxhit të vjetër të rrugëve (që s’i mbulon dot), taksa e qarkullimit duhet të mbulojë edhe shpenzimet aktuale për mirëmbajtjen e rrugëve, që sipas strategjisë së mirëmbajtjes për periudhën 2015-2019, duhet të jenë rreth 80 milionë dollarë në vit. (Strategjia është përgatitur nga organizata TIEG, e financuar nga programi IPA i Komisionit Europian).

Duke përmbledhur, shpenzimet për interesat e borxhit të akumuluar dhe për mirëmbajtjen aktuale të rrugëve, janë rreth 300 milionë dollarë në vit, ndërkohë që 200 milionë dollarët e taksës së qarkullimit, mbulojnë vetëm 2/3 e këtyre shpenzimeve.

Taksat e tjera

Në bisedat e njerëzve të thjeshtë, dëgjohet shpesh fjalia: “Po na mbyt shteti me taksa!” Dhe opozita po e përdor këtë fjali, si lajtmotiv të protestave të veta. Po si krahasohemi ne për barrën e taksave me fqinjin tonë verior, Malin e Zi, për shembull?

Sipas të dhënave publike më të fundit të CIA-s amerikane, të ardhurat nga taksat, tatimet e tarifat publike në Shqipëri, janë sa 26.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në Malin e Zi, janë sa 36.8% e PBB-së. Me fjalë të tjera, shqiptarët punojnë mesatarisht 3.2 muaj në vit për pagesën e taksave, tatimeve e tarifave publike, ndërsa malazezët plot 4.4 muaj. Më thjeshtë, mund të thuhet se, barra fiskale në Shqipëri është sa treçereku i asaj në shtetin fqinj. Ndërkohë, sistemin e taksave, nivelin e jetesës, ekonominë, historinë e gjeografinë, i kemi shumë të ngjashme.

A mos shteti malazez e rëndon më shumë biznesin, që mbledh kaq shumë të ardhura? E kundërta është e vërtetë – norma e tatimit mbi fitimin e biznesit në Shqipëri, është 15%, ndërsa në Malin e Zi është vetëm 9%.

Po si arrin shteti malazez të mbledhë më shumë të ardhura, se sa shteti ynë?

Vetëm nga sigurimet shoqërore e shëndetësore, shteti malazez mbledh të ardhura sa 10% e PBB-së, ndërsa shteti ynë sa 5% e PBB-së (sepse më shumë se gjysma e punonjësve shqiptarë, punësohen në të zezë ose u raportohet një pagë më e ulët se ajo reale). Nga TVSH-ja (tatimi më i rëndësishëm), shteti malazez mbledh të ardhura sa 12% e PBB-së, ndërsa shteti ynë vetëm sa 9% e PBB-së (sepse shumica e furnizimeve/shitjeve në magazinat/dyqanet shqiptare, bëhen pa faturë/kupon tatimor).

Protestat e duhura

Nga analizat e mësipërme, duket sikur po argumentoj se, shqiptarët nuk kanë pse të protestojnë. Në fakt, kanë shumë arsye, por parësore nuk janë të mësipërmet…

Shqiptarët duhet të protestojnë, në radhë të parë, për mënyrën sesi qeveritë shqiptare i kanë (sh)përdorur paratë dhe hapësirat publike. Për shembull, shqiptarët duhet të protestojnë, pse kompania turko-amerikane që ndërtoi Rrugën e Kombit, futi në xhep (si fitim të deklaruar) 1/3 e parave të asaj rruge (të mbuluara me borxhin e marrë nga qeveria, në emër të taksapaguesve shqiptarë). Gjithashtu, duhet të protestojnë, pse kompania që do ta përfundojë/mirëmbajë Rrugën e Kombit, do të fusë në xhep (si fitim të deklaruar) çerekun e parave që do të mbledhë nga përdoruesit e asaj rruge. Dhe në këto dy raste, bëhet fjalë për qindra miliona dollarë…

Kështu me radhë, mund të vazhdohet me koncesionet dhe shitjet e aseteve publike, që kanë bërë qeveritë Nano, Berisha e Rama, si dhe me lejet e ndërtimit që kanë miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit për fshatra turistikë (që s’janë vërtet turistikë), për kulla shumëkatëshe te Liqeni Artificial, apo për kulla edhe më shumëkatëshe, në mes të Tiranës së tejngarkuar me trafik.

Problemi është se, që partitë të ngrenë popullin në protesta për këto gjëra, i bie që të presin degët e pemës ku janë mbajtur deri më sot. Ndërkohë, populli “pa parti” vazhdon me avazin “S’kemi ç’bëjmë”…/AFP

a.ç

Next Post
Dibër, kërcënoi me çifte për çështje prone kryeplakun e fshatit, arrestohet

Gramsh, i moshuari i jep fund jetës, vetëvritet me çifte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 22, 2026
Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i të riut

February 22, 2026
Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

Pas segmentit rrugor në Librazhd, dëmtohen rëndë shtylla e tensionit të lartë dhe traseja e hekurudhës

February 22, 2026
Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

Ish-agjenti i CIA: SHBA mund të sulmojnë Iranin të hënën ose të martën

February 22, 2026
Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

Bordi i Paqes dhe projeksioni strategjik i Shqipërisë

February 22, 2026
Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

Banesa në Berat rrezikon shembjen! Çifti i të moshuarve apel për ndihmë: Rrojmë vetëm me pensione

February 22, 2026
Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

Incidenti në Mar-a-Lago, reagon Shtëpia e Bardhë: Një i çmendur tentoi të hynte në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

Tarifat 15% të Trump, KE: Është një marrëveshje në mes, BE pret që SHBA të përmbush angazhimet e saj

February 22, 2026
U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

U zhduk gjatë marshimit në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, gjendet i pajetë në malin Hajla alpinisti

February 22, 2026
Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

Aksi Përrenjas-Librazhd i bllokuar nga rrëshqitja masive, rruga mund të hapet ditën e hënë/ Gati nesër bypass-i për të bërë të mundur kalimin në pjesën e shembur

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In