• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Taksa e pronës” shqetëson Dhomën Amerikane, apel ministrisë: Mos rëndoni qytetarët

by A R
05/09/2023 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa ministria e Financave ka hedhur për konsultim nismën për rishikimin e taksës së pronës, ku parashikohet rritje e ndjeshme e saj, shoqatat e biznesit kanë nisur nga kritikat dhe sugjerimet se si drafti mund të përmirësohet.

Konkretisht Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka dërguar një letër ministrisë së Financave, ku thekson se drafti i paraqitur ka nevojë për ndërhyrje serioze, ku fokusi të jetë vlershmi saktë i pronës, siguria dhe zhvillimi i saj.

Sipërmarrësit e vënë theksin se rritja e të ardhurave në buxhet nuk duhet të vijë nga rritja e taksave për qytetarët.

Konstatojmë se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë por rritja duhet të vijë nga miradministrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore. Fleksibiliteti që kanë bashkitë për dyfishimin e normës nga vlera minimale tek ajo maksimale lë shkak për abuzim, duke patur parasysh dhe njohuritë e limituara që kanë treguar bashkitë deri tani në vendosjen dhe mbledhjen e taksave, përfshirë imagjinatën e tyre në disa raste në vendosjen e taksave të targetuara drejt një subjekti privat të caktuar vetëm me qëllim mjeljen e atij biznesi tej logjikës ekonomike dhe mbushjen e buxhetit te bashkisë,  -evidetohet në letrën e dhomës amerikane.

Projektligji parashikon që të tatohet çdo banesë, truall dhe objekt në legalizim.

Tatimi si normë jo vetëm që dyfishohet për banesat, por me rishikimin e çmimeve të referencës, kjo taksë arrin deri në 4-fishim. Dhoma amerikane ka një sugjerim për rolin e pushtetit lokal.

Problematikat ligjore ekzistuese lidhur me pronat e paluajtshme në vendin tonë, mungesa e një baze të saktë të të dhënave për taksën e pasurisë së paluajtshme si dhe përcaktimi dhe zbatimi i metodologjisë efektive janë sfidat kryesore për suksesin e këtij projektligji. Këmbëngulim që të ketë vetëm nje normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu.

Aktualisht Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së kësaj takse, 0.5 % të prodhimit të brendshëm bruto. Kjo taksë paguhet kryesisht në zonat urbane, konkretisht në Tiranë në faturën e ujit e ndarë në 12 muaj.

Por ngërçi i kësaj takse është se nuk paguhet nga të gjithë për shkak të mangësive në regjistrimin e saktë të pronave, si banesë ashtu edhe tokë truall.

/a.r

Next Post
Babo, një ditë më pas i telefonon Bake xhanit!

EKSKLUZIVE / Mori pjesë në tryezën e Bardhit, Gjekmarkaj: Nuk rreshtohem te Foltorja! S'na duhen Berisha e Basha, por lidership i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In