• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Taksa Basha” heq nga xhepat e infermierëve 23 mijë lekë në vit, u ‘zhvat’ 13,7 miliardë lekë

by Java News
07/06/2017 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i taksës së sheshtë, një premtim kyç në platformën e Bashës, do të detyrojë 13 700 infermierë të paguajnë rreth 13,4 miliardë lekë më shumë, para që do të mbahen direkt nga pagat e tyre.


“Taksa Basha” e shpjeguar

  • Sot, një infermieri i mbahen 4,1% e pagës në formë tatimi mbi të ardhurat. Taksa e sheshtë e rrit këtë detyrim në 9%.
  • 13 700 infermierë, në total do të paguanin 13,4 miliardë lekë më shumë gjatë katër viteve të ardhshme, sipas skemës së propozuar nga PD
  • “Taksa Basha” heq nga xhepat e infermierëve 23 mijë lekë në vit ose pothuajse një milionë lekë të vjetra gjatë një mandati

Për më tepër, zëvendësimi i taksës progresive, me “taksën Basha”, do të rrisë barrën e tatimeve mbi pagën e përfituar për të gjithë shqiptarët që paguhen me më pak se 1,3 milionë të vjetra në muaj.

Në total, vetëm 3% më i pasur i popullsisë pritet të përfitojë nga ky ndryshim fiskal, pikërisht ata që fitojnë më shumë se 1,3 milionë, të cilët do të shohin barrën e tyre të taksave mbi të ardhurat të përgjysmuar.

Konkretisht, paga mesatare mujore e një infermieri në kujdesin shëndetësor parësor është 44 mijë lekë (440 mijë të vjetra), ndërsa tatimi mbi pakën 1 820 lekë të rinj. Aktualisht, infermierët tatohen në nivelin e 4,1% të pagës së tyre.

Vendosja e taksës së sheshtë 9%, automatikisht 2,2-fishon taksën për infermierët. Me këtë taksë të re, tatimi mbi të ardhurat që ata do të derdhin në shtet rritet nga 1 800 lekë në 4 mijë lekë në muaj, çka do të pasqyrohet me reduktimin e pagës së tyre nga 44 mijë në 41 800 lekë. Në total, 6 800 infermierë të kujdesit shëndetësor parësor do të paguajnë 7 miliardë lekë më shumë në 4 vitet e ardhshme.

Përsa i përket infermierëve të kujdesit shëndetësor spitalor, paga e tyre mesatare është 49 400 lekë, ndërsa tatohet në nivelin e 5,1% të pagës, duke paguar 2 520 lekë. Sipas llogaritjeve, taksa Basham mbi pagën e rrit tatimin në 44 mijë lekë në muaj, 1,8 herë më shumë nga sa është. Në bazë të kësaj llogaritje, gjatë katër viteve të ardhshme, shteti do t’i marrë çdo infermieri spitalor pothuajse një milionë lekë të vjetra./Lexo.al

Next Post
“Sa keq, Ilir Meta po e ‘vret’ Presidentin ende pa nisur detyrën”

"Sa keq, Ilir Meta po e 'vret' Presidentin ende pa nisur detyrën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In