• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksa 100% e Kosovës/ Shqipëria nuk po e shfrytëzon por gjithsesi po e kalon Serbinë!

by Java News
27/12/2018 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset shqiptare nuk po arrijnë dot të shfrytëzojnë rritjen 100% të taksave, që Qeveria “Haradinaj” u ka vendosur produkteve serbe.

Ka kaluar rreth një muaj që kur u mor vendimi dhe është ende herët për të parë efektet ekonomike, por nga të dhënat paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duket se Shqipëria nuk ka mundur dot të rrisë eksportet drejt Kosovës.

Nga data 1 deri më 22 dhjetor, periudhë kjo që përkon me rritjen e taksës për prodhimet serbe, eksportet shqiptare drejt Kosovës ishin rreth 13 milionë euro dhe zunë 9% të totalit të eksporteve tona, kurse në muajin nëntor u eksportuan 22 milionë euro mallra, ose 9.3% e totalit.

Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, thotë se me shumë gjasë kjo do të jetë një masë e përkohshme, prandaj bizneset shqiptare duhet të shfrytëzojnë këtë periudhë për t’u futur dhe konsoliduar në tregun kosovar.

“Ne kemi marrë të dhëna paraprake nga prodhuesit eksportues shqiptarë, të cilët e kanë shfrytëzuar në këtë moment, këtë dritare mundësie ekonomike që është dhënë nga Qeveria e Kosovës.

Natyrisht që kjo është e përkohshme. Natyrisht që ne e kemi theksuar vazhdimisht që ky është thjesht një pozicionim tjetër përkundrejt një negociimi të ardhshëm që do të ketë Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë”, tha Arben Shkodra.

Për rritjen e eksporteve, prodhuesit kërkojnë heqjen e pengesave për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

“Shqipëria ka kapacitetet e plota për t’u pozicionuar mirë në tregun e Kosovës. Kemi nevojë vetëm të mos na e vështirësojnë shkëmbimin tregtar.

Vështirësim do të thotë që ne të kemi mundësi, që nga fabrikat tona deri në pikën e shumicës në Kosovë të mos kemi barriera tarifore dhe jotarifore.

Përditë na krijohen këto gjëra dhe ne mundohemi që si e si të ulim kostot e prodhimit, me qëllim që ne të jemi të konkurrueshëm në rajon. Kështu që ky është një nga elementët e rëndësishëm”, tha më tej Arben Shkodra.(TCH)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Opozita që ndjehet “ilegale”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In