• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Taksa 100%, ankohet Serbia: Po humbasim 42 milionë euro në muaj

by Java News
05/12/2018 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia në muaj humb 42 milionë euro për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave që ka importuar Kosova, deklaroi kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, raporton AA.

Në konferencën për media në Qeverinë e Serbisë, ajo theksoi se nuk e di nëse serbët në Kosovë do të kenë karburant, barna dhe ushqim për shkak të “vendimit iracional të Prishtinës, që është iracional edhe ndaj shqiptarëve”.

Brnabiç mohoi se Serbia po shkel Marrëveshjen e CEFTA-s, ndërsa duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë se vendosja e doganave është si pasojë e asaj se Serbia ka shkelur këtë marrëveshje.

Ajo i bëri thirrje Prishtinës që të tregojë ankesën të cilën, gjoja, ka dërguar deri te Komiteti i CEFTA-s se Serbia shkel këtë marrëveshje tregtare.

“Nëse nuk ka ankesë, atëherë Rama me vetëdije dhe qëllimisht u përpoq të mashtrojë opinionin në rajon se Serbia shkel marrëveshjen e CEFTA-s”, vlerësoi ajo.

Kryeministrja serbe tha se dje ekipi serb ka patur takimin e parë jozyrtar me përfaqësuesit e UNMIK-ut për shkak të kërkesës që ajo ka parashtruar më 27 nëntor në CEFTA.

“Hapi tjetër është që Serbia të propozojë vendin dhe kohën e takimit që do ta bëjmë 24 orët e ardhshme”, tha ajo.

Duke komentuar paralajmërimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor, Brnabiç shfaqi shpresën se Serbia nuk do ta ketë patjetër të përdorë ushtrinë e saj, por se momentalisht është një nga opsionet në tavolinë “sepse nuk mund të shikojë edhe një spastrim etnik të serbëve”.

“Shpresoj se asnjëherë nuk do të duhet patjetër të përdorim ushtrinë tonë, por edhe kjo në këtë moment është një nga opsionet në tavolinë, sepse nuk mund të shikojmë edhe një spastrim etnik dhe një stuhi të re ndonëse (kryeministri i Shqipërisë) Edi Rama bën thirrje për atë”, deklaroi Brnabiç./a.çupaj

Next Post
Operacioni ndërkombëtar, kapet në Durrës italiani i shumëkërkuar

Operacioni ndërkombëtar, kapet në Durrës italiani i shumëkërkuar

Comments 1

  1. Sejdi Veseli says:
    7 years ago

    Dukja e egërsuar, apo thënë më troç , përpjekjet e kësaj gruaje keqote për t’u dukur e vështirë, imponojnë dyshimin, mendoj të bazuar, se ka nevojë e shkreta për një kontroll të detajuar mjekësor, te psikiatri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In