• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi, zbardhet biseda mes Metës dhe patriarkut Kirill

by A R
30/04/2018 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Patriakun e Moskës dhe Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill dhe delegacionin e lartë zyrtar që e shoqëron.

Meta, në vlerësim të kësaj vizite historike, nënvizoi mesazhet e rëndësishme që ajo përcjell, në dobi të paqes, mirëkuptimit, solidaritetit e harmonisë fetare.

Presidenti Meta vlerësoi kontributin e Patriarkut Kirill në funksion të këtij misioni universal, referuar edhe takimit historik të Havanës, së dy viteve më parë, mes tij dhe Atit të Shenjtë, Papa Franceskut dhe mesazheve të përbashkëta që ata përcollën, jo vetëm për besimtarët e krishterë por për mbarë njerëzimin.

Meta theksoi se roli i besimeve fetare është i pazëvendësueshëm për paqen, bashkëjetesën dhe harmoninë midis popujve dhe kombeve.

Patriarku Kirill shprehu kënaqësinë që konstatonte një ndryshim dhe progres të madh në Shqipëri, në të gjitha fushat, nga vizita e tij e parë, para 15 viteve në vendin tonë.

Patriarku Kirill vlerësoi lartësimin e mëtejshëm të besimeve fetare në vendin tonë, çmoi lart harmoninë e bashkëjetesën tonë të mrekullueshme fetare dhe punën e shkëlqyer të klerikëve shqiptarë në këtë drejtim.

Duke çmuar punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas në veçanti, Patriarku Kirill shprehu mirënjohjen edhe për të gjithë drejtuesit e besimeve fetare në vend, që e nderuan gjatë kësaj vizite.

Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e përkushtimin ndër vite të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, jo vetëm në funksion të ringritjes kanonike e shpirtërore të Kishës, të arsimimit e përgatitjes së brezit të ri të klerikëve shqiptarë, por edhe për lartësimin e besimit e përhapjes së vlerave të patjetërsueshme të harmonisë dhe tolerancës fetare mes shqiptarëve./a.m.

Next Post
Top Video/ Ish-kreu i PD Kukës: Aleanca me LSI vrastare për PD, mes nesh deputetë me shtëpi 450 mijë €!

Top Video/ Ish-kreu i PD Kukës: Aleanca me LSI vrastare për PD, mes nesh deputetë me shtëpi 450 mijë €!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In