• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TAKIMI ME SINDIKATAT/ Klosi: Rritet rroga minimale, gjithë kategoritë që përfitojnë

by Java News
14/02/2017 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas katër vitesh, qeveria do të ndryshojë pagën minimale në shkallë vendi. Bëhet fjalë për pagën më të ulët, që lejojnë Tatimet dhe Kodi i Punës, për të paguar një të punësuar në shtet apo privat. Edhe pse me rritjen e rrogave që pritet të nisë më 1 mars, paga minimale në sektorin shtetëror do të shkojë 37.000 lekë në muaj, qeveria nuk e ka lëvizur gjatë këtyre viteve pagën minimale.

Vendimi i fundit i takon qeverisë së shkuar, ku më 3 korrik, vendosi që “Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 22.000 lekë”. Qeveria aktuale, edhe pse bëri disa ndryshime në skemën e pensioneve apo llogaritjen e kontributeve, nuk e ka ndryshuar këtë pagë. Por duket se këtë vit, diçka do të ndryshojë.
“Ajo që është dakordësuar është rritja e kësaj page minimale”, tha ministri Klosi gjatë takimit me sindikatat. Qeveria është e dyzuar për efektet e rritjes së pagës minimale. Nga njëra anë, është dëshira për më shumë para në skemën e sigurimeve shoqërore dhe nga ana tjetër, është presioni i bizneseve fason, apo industrisë së call centre, të cilat kërkojnë që paga minimale të mos rritet, pasi rrit koston e punës.pagaBurime nga qeveria theksojnë se rritja e pagës minimale nuk do të jetë e fortë. Mendohet që paga të shkojë nga 22 mijë lekë në 23 mijë, ose 24 mijë lekë në muaj. Por çdo rritje e pagës minimale, ka efekte të mëdha financiare. Qeveria nuk përfiton direkt, por skema e sigurimeve shumë para.Nga ana tjetër, janë mbi 200 mijë të punësuar, në biznesin privat, apo të vetëpunësuar në biznesin e vogël, që aktualisht paguhen me pagë minimale, pra me pagën 22 mijë lekë në muaj. Kostoja e rritjes së pagës me detyrim nga qeveria, sigurisht që do të rëndojë buxhetet e tyre.
KUSH PREKET
Paga minimale është e detyrueshme të zbatohet për çdo të punësuar. Mbi këtë pagë llogaritet tatimi mbi të ardhurat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore. Duke qenë se tatimi mbi të ardhurat për pagat nën 30 mijë lekë është zero, atëherë mbi pagën minimale llogariten vetëm kontributet.Kontributet që duhet të paguhen për pension dhe sigurime shëndetësore janë sa 27.9 për qind e pagës. Nga kjo shumë, 24.5 për qind paguhen për sigurime shoqërore, si sigurime për sëmundje, barrëlindje, pensione, aksidente dhe papunësie. Pjesa tjetër prej 3.4 për qind është për sigurime shëndetësore.Qeveria ka vendosur që nga 27.9 për qind të pagës, 11.2 për qind paguhen nga i punësuari dhe 16.7 për qind nga punëdhënësi. Kështu, çdo i punësuar me pagë minimale paguan për sigurime shoqërore dhe shëndetësore 6138 lekë në muaj. Nga këto, 2464 lekë në muaj i mbahen nga rroga dhe 3674 lekë i paguan punëdhënësi. Kjo pagesë është e detyrueshme për çdo të punësuar me pagë minimale.Rritja e pagës minimale nga 22000 në 23000 mijë lekë në muaj, bën që edhe kostot e pagesës së kontributeve të rriten. Kështu, një i punësuar me 23 mijë lekë do të paguajë 11.2 për qind, ose 2576 lekë në muaj për sigurime, ndërsa punëdhënësi do të paguajë 3841 lekë në muaj. Ndërsa në rast se paga miratohet 24 mijë lekë në muaj, të punësuarit do t’i rritet pagesa e kontributeve në 2688 lekë në muaj, ndërsa punëdhënësit në 4008 lekë në muaj.Pra, qartësisht, çdo lëvizje e pagës minimale prek fort pagesat e kontributeve për ndërmarrjet fasone, call-center dhe të gjitha bizneset që deklarojnë të punësuarit me pagë minimale. Një tjetër kategori janë edhe të gjithë të vetëpunësuarit, apo biznesi i vogël, të cilët deklarojnë kontribute mbi pagën minimale.E gjithë kjo kategori, që llogaritet në rreth 90 mijë biznese, do të kenë kosto shtesë pas rritjes së pagës. Por duhet theksuar se me pagën minimale në nivelet e 22 mijë lekëve në muaj, prej 4 vitesh, të gjithë këta të punësuar nuk kanë përfituar asnjë të ardhur shtesë. Shteti është kujdesur që të ruajë konkurrueshmërinë në koston e punës, dhe jo pagesën e të punësuarve.
PAGAT E LARTA
Një tjetër kategori që preket nga rritja e pagës minimale janë pagat e larta. Sipas ligjit, paga maksimale mbi të cilën mbahen kontributet shoqërore është 97030 lekë në muaj. Edhe pse pretendohet për shëndetësi falas, para dy viteve qeveria vendosi që kontributi prej 3.4 për qind për sigurimin shëndetësor të mos ketë tavan.Ky kontribut mbahet mbi pagën e plotë, në rast se paga është më e madhe se 97.030 lekë në muaj. Këtë kontribut e paguan 1.7 për qind punëdhënësi dhe 1.7% i punësuari. Ndërsa për kontributet e sigurimeve shoqërore, ka një tavan prej 97030 lekësh, mbi të cilën aplikohet detyrimi prej 24.5 për qind (15% punëdhënësi dhe 9.5% i punësuari). Sipas ligjit, sa herë rritet paga minimale, aq herë rritet edhe paga maksimale për efekt kontributesh.Më parë raporti ka qenë 1 me 5, pra paga maksimale do të ishte sa 5-fishi i pagës minimale. Me ligjin e ri është ndryshuar dhe theksohet se paga maksimale rritet po aq për qind sa rritet paga minimale. Në rast se paga rritet nga 22 mijë lekë në 23 mijë lekë, atëherë shtesa është 4.5%. Në këtë masë do të rritet edhe paga maksimale, që nga 97030 lekë në muaj, bëhet 101396 lekë në muaj. Mbi këtë pagë do të llogaritet edhe pagesa e kontributeve, ku 9.5% do paguhen nga i punësuari dhe 15% nga punëdhënësi. /ma.me

Next Post
UÇK: Deputetët që e votuan Specialen, s’na dhimbsen nga akuzat

BE: Ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri, i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit, investitorët kërkojnë siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In