• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi me sekretarin Mattis, Xhaçka: Bazat e ushtrisë shqiptare në dispozicion të SHBA dhe NATO-s!

by Java News
18/04/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në përfundim të vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar detaje ng takimi me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Xhaçka tha se i ka vënë në dispozicion SHBA dhe NATO-s, bazat e ushtrisë shqiptare, ajrore, detare dhe ato tokësore.

Por duket se Xhaçka nuk ka marrë një premtim nga Mattis nëse SHBA do të vendosë të ketë prezencë ushtarake në Shqipëri. Sipas ministres Xhaçka, vendi ynë nuk kërcënohet vetëm nga influenca e Rusisë por edhe nga “Influenca nga Jugu”. Xhaçka përmendi këtu ekstremizmin fetar.

Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me këtë kërkesë?

Në radhë të parë unë dua të vlerësoj angazhimin operacional të FA të Shqipërisë që kanë realizuar këto vite. Ne jemi për NATO-n por edhe për SHBA një faktor stabiliteti në rajon.

Ne diskutuam për të gjitha sfidat jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë. Kërkesa jonë vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saja në Ballkanin Perëndimor. Duke patur parasysh këtë bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha bazat tona.

A keni marrë ndonjë sinjal se NATO ka interes të ketë një bazë të tillë?

Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. Megjithatë unë mendoj që një prezencë e NATO apo SHBA në një vend që ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve se mund të jetë një aleat shumë i denjë, do të ishte një mundësi e mirë për modernizimin e forcave tona. Padiskutim që kanë të bëjnë me ndikimin rus por edhe nga Jugu, ekstremizmi fetar.

Kjo kërkesë është bërë edhe më herët dhe duket se nuk ka një aprovim.

Ne nuk po diskutojmë për aprovim por për të thelluar bashkëpunimin me NATO dhe aleatët.

Ju folët dje për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri, por përmendët se janë vënë re qëllime në rritje nga vende të tjera si Kina dhe Turqia.

Nuk besoj se këto janë çështje për t’u diskutuar në thellësi në një studio televizive. Por është e vërtetë ajo që thashë më parë, influenca nga Rusia por edhe nga Jugu. Ne i konsiderojmë këto bashkë me aleatët, sigurisht disa janë për t’u marrë seriozisht e disa jo.

I kam kërkuar kësaj kompanie të konsiderojë rritjen e kapaciteteve dhe ndonjë investim tjetër. Menaxhimin e sistemit e kryen Lockheed Martin dhe Gem electronica. I kam këruar që të bëjnë një vlerësim të gjithë sistemit të monitorimit ajër, tokë, det. Si dhe të kenë një prezencë të shtuar të investimeve të indistrisë amerikane në vendin tonë.

Si i përgjigjeni zërave për fikje të radarëve?

Tërësisht të pavërteta, fikja e radarëve nuk ekziston.

Next Post
Denoncuesi i skandalit: Pushimi i hetimeve nga prokuroria për marrëveshjen detare tradhti kombëtare

Negociata për detin: Një observator i ri në Erikouzza, një postë ushtarake në Othonoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com