Analisti Kreshnik Spahiu ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga televizioni i Sali Berishës ku supozohet për një “takimi sekret” mes ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetin socialist Taulant Balla.
Ndërsa ka publikuar në Facebook një foto nga takimi i Ramës me Bashën, Spahiu shkruan se kur këta dy të fundit u takuan e quajtën hero, por tashmë Ballën e quajnë tradhëtar.
“Kur takohej me Ramën e quajtën hero
Kur takohej me Taulantin e quajtën tradhëtar
Delet nga berishistët i dallon vetëm surrati bariut….”, shkroi Spahiu.
/s.f