• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi Rama-Blinken/ Pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje të rëndësishme

by Java News
14/02/2024 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendosja e këtij posteri në korpusin universitar me mbishkrimin “Mirësevjen Zoti Blinken” përfshi ekranet në çdo kryqëzim të kryeqytetit si dhe  flamujt amerikan e ata shqiptarë në të gjithë gjatësinë e Bulevarit Dëshmorët e Kombit,  janë pjesa e dukshme e përgatitjeve për të mik-pritur të 6 shtin, sekretar amerikan shteti.

Përballë presidencës një prej ndalesa të sekretarit Blinken ku do të takohet me kreun e shtetit Bajram Begaj, punonjësit e Bashkisë Tiranë kujdesen për shtimin e luleve.

Departamenti Amerikan i Shtetit për vizitën e Sekretarit të shtetit Antony Blinken në Shqipëri zhvilloi një bisedë informuese online me gazetarët.

Ishte ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Tim tashmë një zyrtare e lartë e DASH dha detaje se përse sekretari Blinken vjen në Tiranën.

“Kjo vizitë vjen tek sa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Vjen në një kohë kur ne duam të falenderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë  si bashkë penë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu ti falënderojmë edhe për të qenurit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë tek sa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta. Do të jetë një skedulë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median”.

Top Channel mëson se pas takimeve bilaterale Rama-Blinken pritet prej tyre, nënshkrimi një marrëveshje të rëndësishme, përmbajtja e të cilës nuk bëhet ende publike.

Sekretari Blinken do të vizitojë edhe ambientet e Piramidës tashmë të transformuar në një qendër teknologjike për të rinjtë edhe me ndihmën e SHBA.

 “Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kanë kaluar përmes programeve tona. Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Europës dhe piramida u ndërtua si mazoleum për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti i Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, tha Kim.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pas  takimeve me karakter politik me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama pritet  të zhvillojë mbrëmjen e të enjtes një darkë ku do të bashkëbisedohet me të ftuarit e tij çështje të drejtësisë dhe të sigurisë.

Ende jo zyrtarisht thuhet, se një prej të ftuarve do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me drejtuesit e misionit amerikan në mbështetje të drejtësisë OPDAT.

/f.s

Next Post
Vrau me thikë pas sherrit banal 47-vjeçarin, arrestohet pas disa orësh autori

Vrau me thikë pas sherrit banal 47-vjeçarin, arrestohet pas disa orësh autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In