“Takimi Putin-Trump në Alaskë, historik për këtë kohë lufte”, Berisha: Samiti shënoi një kthesë të mundshme për një marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me Samitin e zhvilluar dje në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një takim që synon të japë zgjidhje përfundimtare për luftën Rusi–Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson Samitin si një “takim historik”, ndërsa nënvizon se, ndonëse nuk u arrit një marrëveshje, bisedimet tre-orëshe kanë shënuar një progres të ndjeshëm.

“Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’, deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin,” shkruan Berisha.

Sipas tij, ky progres përbën një sinjal pozitiv që mund të çojë drejt një armëpushimi dhe një marrëveshjeje përfundimtare midis palëve ndërluftuese.

“Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare,” vijon ai.

Berisha thekson rëndësinë e këtij takimi në një periudhë ku bota përballet me pasojat e një konflikti të gjatë dhe me ndikim të madh global.

Postimi i plote

Alaska një samit historik.

Miq, samiti i djeshëm në Alaska midis Presidentit të SHBA Donald Trump, njeriut më të fuqishëm të planetit me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin ishte historik për këtë kohë lufte. Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’ deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin (foto nga Reuters). Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar një kthesë të mundshme në rrugën drejt armëpushimit dhe marrëveshjes përfundimtare midis palëve.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.