• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Takimi për Paqen, Klosi të rinjve: Shqipëria dëshmia më e mirë e harmonisë fetare

by
08/09/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi për Paqen, Klosi të rinjve: Shqipëria dëshmia më e mirë e harmonisë fetare

Dita e tretë e Takimit  Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme”, i organizuar nga Komuniteti i Sant’Egidios, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare, i është kushtuar tërësisht diskutimeve të organizuara në panele të ndryshme, ku klerikë të lartë, përfaqesues të medias, botës akademike dhe politikanë, kanë referuar çështje të tilla si emigrimi, varfëria, besimet dhe mundësia për të arritur paqe në botë. Në këtë kuadër në Galerinë e Arteve është mbajtur një panel i veçantë me qindra të rinj nga Shqipëria dhe Italia, me temë “Nuk ka të ardhme pa paqe”. Paneli drejtohej nga Stefano Orlando, përfaqesues i Komunitetit të Sant’Egidios dhe pjesë e tij ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Në ndërhyrjen e tij në këtë takim, ministri Klosi vuri në dukje se jo rastësisht Shqipëria u zgjodh për të organizuar takimin e 28 të Sant’Egidios për paqen, duke vënë në dukje se ajo është dëshmi e një realiteti ku harmonia fetare është një normalitet. “Ne u përzgjodhëm për të dëshmuar vlerat tona të bashkëjetesës fetare. Bashkëjetesë kjo që ka lindur në shekuj. Ka lindur në fakt edhe nga nevoja e shqiptarëve për të qënë bashkë. Dhe kjo për shkak edhe të rrethanave dhe të kohës. Ne si komb na kanë sulmuar për të na pushtuar, pa qenë asnjëherë ne sulmuesit. Ndaj në të tilla kushte na është dashur të mbrohemi gjithmonë dhe pa vënë re asnjëherë përkatësitë fetare, duke krijuar një harmoni të përhershme që sot është një vlerë për kombin tonë”, – tha ministri Blendi Klosi.

Ministri ka shtuar se dëshmi e kësaj vlere është edhe fakti se në një sipërfaqe shumë të vogël të Tiranës, ekzistojnë 4 objektet kryesore të kultit në vend. “Besoj se keni patur mundësi që të shikoni këto tre ditë objektet e kultit, besoj se keni patur mundësi që të shihni që në një sipërfaqe kaq të vogël të kemi 4 objektet kryesore të kultit në vendin tonë, Katedralen ortodokse, Xhami, Kishën Katolike dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashnjve. Një element ky për të vërtetuar sesa reale është harmonia fetare në vendin tone”, – u shpreh ministri Klosi.

Më tej duke u ndalur te të rinjtë ai ka theksuar se ata në botën e sotme ku mjetet e komunikimit thyejnë çdo barierë, mund të luajnë një rol shumë të madh në luftimin e varfërisë dhe në promovimin e zhvillimit dhe të paqes në botë. “Padyshim ka nevojë që ne të jemi pjesë e kulturës europiane. Prandaj ne si ministri kemi mbështetur nismën që të kemi një rrjet rinor më të fuqishëm rajonal dhe europian. Sot çdo gjë është e mundur falë botës virtuale. Sot vetëm nëpërmjet klikimit te kompjuterit çdo gjë mund të bëhet, çdo informacion mund të merret. Prandaj është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të forcojnë këtë rrjet dhe të bashkëpunojnë në të mirë të zhvillimit të vendeve të tyre dhe për ti ardhur në ndihmë nismave sesi mund të jemi më solidar dhe vullnetar me ata që janë sot më të pamundur”, – tha ministri Klosi ndërsa ftoi të rinjtë që kontribuojnë çdo ditë që të promovojnë të mirën në botë.

Takimi i 28 Ndërkombëtar “Paqja është gjithmonë e mundshme” mbyllet sot në mbremje me marshimin e paqes nga vendet e lutjes drejt Piramidës, ku dhe do të realizohet ceremonia finale me pjesmarrjen e personaliteteve më të larta shtetërore dhe fetare vendase dhe të huaja që kanë marrë pjesë në këtë event.

Next Post

Basha: Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Sajmir Tahirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
Bardhi: Shqipëria nuk e ka sot emrin tek shtetet themeluese të Bordit të Paqes prej Ramës! Nuk iku në Davos se…

“Shqipëria, i vetmi vend në Europë që penalizon me burg parkimin dysh”/ Bardhi: Si do të kualifikohet një gazetar për të përfituar nga..

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In