• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i parë si President, Meta pret kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës

by Java News
01/08/2017 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim kortezie Kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës, njëkohësisht dhe Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Jonuz Musliu.

Presidenti shprehu kënaqësinë për këtë takim të parë në këtë post me përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Luginën e Preshevës, si dhe vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, institucional, shtetëror e personal ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që përfaqësuesit politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës të jenë edhe më bashkëpunues për interesat e tyre kombëtare  dhe mirëqenien e shqiptarëve në Luginë.

Presidenti vuri në dukje mbështetjen maksimale ndaj trajtimit të këtyre kërkesave në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike për pakicat, si dhe nënvizoi se zgjidhja e tyre duhet të realizohet në bashkëpunim me institucionet shtetërore të Serbisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo gjë do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës, sidomos në arsim, punësim, infrastrukturë dhe shërbime ndaj qytetarëve.

Presidenti Meta theksoi se një pjesëmarrje më aktive e qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, si dhe një bashkëpunim më efikas i faktorëve politikë do të rriste ndjeshëm shkallën e përfaqësimit të shqiptarëve në të gjitha institucionet vendore dhe qendrore.

Presidenti Meta dhe Musliu ndanë pikëpamje të njëjta se shqiptarët e Luginës duhet të konsiderohen si ura lidhëse mes popujve, ndaj dhe respektimi i të drejtave të tyre pasuron e zhvillon marrëdhëniet midis dy vendeve të rajonit.

Musliu, në emër të Këshillit Nacional Shqiptar, i uroi zotit Meta suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

a.ç

Next Post
Liria e shtypit në rrezik, por shantazhistët mediatikë të qëndrojnë larg

Edhe ritransmetimi i videos së asaj gruaje është gazetari hijenash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com