• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Takimi në Uashington/ Balluku me Sekretarin Amerikan të Energjisë: Partneritet ekonomik në energjitikë

by Java News
08/02/2020 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partneriteti ekonomik në fushën e energjisë mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe siguria energjitike si një prioritet jetik për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit kanë qenë në fokus të takimit bilateral që Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette.

Gjatë takimit ministrja Balluku e informoi Sekretarin Brouillette për situatën aktuale, arritjet dhe sfidat e së ardhmes, duke u ndalur veçanërisht tek diversifikimi i burimeve energjitike dhe krijimi i pavarësisë, si një element bazë i sigurisë energjitike.

balluku1

Çështjet tashmë të prekura mes palëve, të cilat kanë marrë udhë përmes bashkëpunimit të ngushtë të Departamentit Amerikan te Energjisë dhe MIE, morën gjithashtu vëmendje në këtë takim, ku merrte pjesë dhe asistent sekretari Theodore J. Garrish.

Penetrimi i gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do t’a bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA u diskutuan gjeresisht.balluku

Ndër të tjera Balluku dhe Brouillette diskutuan mbi interesin e investitorëve amerikanë në fushën e eksplorimit të naftës, si dhe mundësinë më të gjerë të investimit në këtë sektor.

Ministrja Balluku e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë Rama, për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurencës së drejtë. Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale.

Iniciativa të rëndësishme në fushën energjitike, të cilat mund të shërbejnë pozitivisht në nxitjen e sektorit në vend, si P-TEC (Partnership for Transatlantic Energy Cooperation), apo OCGI (Oil and Gas Initiative) janë çështje me interes të prezantuara nga Departamenti i Energjisë, të cilat po merren seriozisht në konsideratë.

Takimi u zhvilluan në Këshillin e Atlantikut dhe më pas Sekretari Amerikan i Energjisë, Dan Brouillete mbajti një fjalim para 300 të ftuarve. Gjatë fjalës ai theksoi se ndër priotitetet e tij është bashkëpunimi ndërkombëtar për të mundësuar siguri energjitike dhe burime energjitike të sigurta, të qëndrueshme dhe me çmime konkurruese në Evropë, e kryesisht në atë Lindore.

Takimi i ministres Balluku me Sekretarin Amerikan të Energjisë vjen vetëm pak ditë pasi Departamenti i Energjisë në partneritet më MIE organizoi në Tiranë një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Muajt e fundit ka pasur një numër të shtuar të takimeve dhe diskutimeve midis ministres Balluku dhe zyrtarëve të lartë amerikanë të fushës së energjisë.

g.kosovari

Next Post
“Barcelona ka nevojë për Neymarin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë”/ Rivaldo: Duhet ta rikthejnë sa më parë

“Barcelona ka nevojë për Neymarin kur Messi nuk është në ditën e tij më të mirë”/ Rivaldo: Duhet ta rikthejnë sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In