• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi në Katund të Ri, Gjiknuri: Më 14 maj konsolidojmë partneritetin qeveri-bashki për më shumë investime! Llatja: Kemi taksat më të ulëta

by Java News
30/04/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në 14 Maj alternativat që u ofrohen qytetarëve të Elbasanit janë nga njëra anë ekipi i PS dhe kryeministri Rama dhe në anën tjetër një individ që nuk ofron garanci”. Këtë ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një takimi me banorë të Katundit të Ri në Elbasan teksa shtoi se kjo mazhofancë dhe kryebashkiaku Gledian Llatja synojnë zhvillimin e Elbasanit. Ai tha se shqetësimi i vetëm i palës tjetër është e ardhmja e Berishës.

“Gledi në këtë garë nuk është vetëm. Pse s’është vetëm? Gledi në këtë garë ka Partinë Socialiste, qeverinë shqiptare. Kundërshtari do ta paraqesë këtë garë kur vjen në Elbasan sikur është gara mes dy individëve. A thua se po bëhet gara për kryetarin e fshatit apo dy njerëz që i vë në ring aty kush bokson më mirë. Jo! Kjo është garë për qeverisjen e Elbasanit, për administrimin e bashkisë së Elbasanit dhe për të përmbushur angazhimet që kanë dhe që presin qytetarët e Elbasanit. Kjo gjë nuk bëhet vetëm. Kushdo të jetë kryetar bashkie në Elbasan me taksat e qytetarëve të Elbasanit nuk i adreson dot të gjithë nevojat. Kjo është e vërteta. Duhet patjetër të ketë një partner të fortë. Dhe partneri i fortë është mazhoranca, është qeveria e Partisë Socialiste”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi rëndësinë e votës për të vijuar bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit vendor për të mos ndalur investimet. “Në 14 maj ne konsolidojmë edhe këtë marrëdhënie dhe këtë binom. Shumë nga projektet nuk mund të bëhen pa mbështetjen e qeverisë. Projektet e mëdha siç është rehabilitimi i lagjes së Kalasë, projekti i Automotoparkut që do ketë një shëtitore dhe që do sjellë zhvillim ekonomik, By Passi e të tjera janë projekte me mbështetjen e qeverisë shqiptare. Prandaj them Gledi nuk është vetëm në këtë garë. Kundërshtari e ka gjetur si stil, ngaqë nuk ka çfarë përfaqëson politikisht kur vjen tek njerëzit u thotë: -“Unë jam vetëm, jam Luçi, jam njëri nga ju, jam djalë i mirë, jam profesor e të tjera si këto”. Po kur i bën pyetje kush të ka sjellë ty këtu ka frikë ta thotë. Por e vërteta është se e ka sjellë Ilir Meta me Sali Berishën. Ata dy janë padronët politik të vërtetë” theksoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun u shpreh se vota e 14 Majit është edhe një votë për të vijuar rrugën e nisur me projekte zhvillimore në çdo cep të Elbasanit. Gjiknuri theksoi dhe rëndësinë e votës për Këshillin Bashkiak, si një mbështetës i punëve të kryetarit.

“Unë them votat çojini te Partia Socialiste. Kini parasysh se këta që vijnë kërkojnë vota për këshill, sidomos kur janë farefis, më shumë e kanë për hallin e tyre. Ai do të hyjë aty anëtar këshilli për të mbajtur peng Gledin për ndonjë vendimmarrje atje dhe për të zgjidhur ndonjë punë të tijën. Prandaj them mos e çoni votën dëm. Jepe te garancia, te ajo që quhet familje politike. Prandaj voto Partinë Socialiste që dhe Gledi të ketë krahë, të mos negociojë me lloj – lloj tipash atje për të marrë vendimmarrjet e caktuara në funksion dhe në dobi të komunitetit” shtoi Gjiknuri.

Në takim me banorët e Katundit të Ri, kryetari i bashkisë Gledian Llatja tha se Elbasani ka taksat më të ulëta në të gjithë vendin, pikërisht për të mbështetur shtresat në nevojë. “Ne sot në bashkinë e Elbasanit kemi taksat më të ulta, jemi një bashki sociale. Janë gati 5600 familje që trajtohen me kemp, 4800 familje që janë me ndihmë ekonomike. Gjithashtu kemi një sërë familjesh të tjera të cilët janë pensionistë të vetmuar që ne i konsiderojmë të gjitha këto që futen në një klaster, bëjnë gati 15 mijë familje në bashkinë e Elbasanit. Të gjitha këto ne i përjashtojmë nga taksat tona kryesore. Ai që është pensionist i vetmuar ne e kemi përjashtuar nga taksat dhe tarifat, ai që është emigrant, familjet e emigrantëve të cilët janë të rregjistruar si emigrant janë të përjashtuar nga taksat dhe tarifat. Ne i kemi hequr taksat vendore, pra i kemi përjashtuar emigrantët nga taksat sepse është llogjike, nuk ka pse të paguajnë taksë pastrimi dhe ndriçimi kur ai nuk jeton këtu, dhe realisht këta janë përjashtuar”, u shpreh Llatja.

Ai shtoi se pretendimet e kundërshtarit të tij në garë, për gjoja uljen e taksave, janë të pabazuara në ligj dhe thjesht gënjështra para zgjedhjeve.

“Ka një taksë ligjore për tarifat dhe taksat që ne kemi për objektet, ligji thotë të ulen deri në 35% të tavanit normal. Bashkia e Elbasanit, duke qenë se ka përjashtuar një sërë kategorishë nga këto taksa e ka lënë me 30 % me vendim të Këshillit Bashkiak. Ky tani thotë ne do t’i ulim me 50% kur ligji të thotë 35% është maksimumi.Thotë do t’i ulim me 50%, por llogjika është se edhe këto që përjashtojmë ne do t’i tarifojë. Pra i bie që një familje në nevojë, një familje që janë pensionistë të vetmuar, një familje emigrantësh , një familje të atyre që e kanë pamundësi të trajtohen me Kemp , do të tarifohet njësoj si ata që janë të aftë, si biznesmeni, si çdo qytetar tjetër që ka një të ardhur të mirë ekonomike”, tha Llatja.

Deputeti i PS, Luan Duzha kërkoi mbështetje maksimale për zgjedhjet e 14 Majit, ditë në të cilën vendoset e ardhmja e qytetit.

“Ju ftoj të gjithëve që vota në 14 Maj të jetë për PS dhe për Gledin, sepse kështu ne votojmë për veten tone, për zhvillimin e qytetit tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Duzha.

Next Post
UEFA mbylli shitjet, shifra të pabesueshme për finalen e Champions League! 1 biletë në Stamboll 32.500 €

UEFA mbylli shitjet, shifra të pabesueshme për finalen e Champions League! 1 biletë në Stamboll 32.500 €

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

Reshjet e dendura përmbytin Fierin, banorët: Po na shkaktohen dëme të parikuperueshme, ndodh për të tretën herë

February 20, 2026
Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

Thirrja e fortë e Ralf Gjonit: Të shpallen non grata të gjithë ata që votuan raportin e Dick Marty!

February 20, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Sot protesta e Berishës/ Policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit, akset që do bllokohen

February 20, 2026
Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

Këlliçi zbulon skenarin e protestës së PD-së: Do të ngujohemi në parlament!

February 20, 2026
Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Reshjet paralizojnë rrugët e Durrësit, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

February 20, 2026
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan

February 20, 2026
Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Aksident në Vlorë, “Audi” përplas një person që po lëvizte me biçikletë

February 20, 2026
Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

Vijojnë problemet në aksin Maliq-Lozhan-Strelcë, rrëshqitjet e dherave dëmtojnë rrugën, rrezik për qarkullimin e mjeteve

February 20, 2026
Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

Miratimi në Kuvend i Ligjit të Ri për Shërbimin e Jashtëm, Spiropali: Instrument që ngre përfaqësimin e Shqipërisë në lartësinë e sfidave të kohës

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In