• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, Rama nuk kursen batutat: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë!

by B K
17/12/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel.

Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit, Rama nuk kurseu as batutat duke u thënë pjesëtarëve shqiptarë të stafit të NATO-s se nuk i kanë fituar vendet e punës me “ndonjë kushëri në Finlandë apo Holandë”.

Ai vijoi duke shtuar se “kushedi sa italianë, gjermanë apo anglezë kanë mbetur pa punë”, për shkak se pozicionet në zyrat e NATO-s janë fituar nga stafi shqiptar.

“Dua të falënderoj ambasadorin, nuk ma kishte rrokur imagjinata një grup të tillë kaq domethënës në numër duke marrë parasysh madhësinë e vendit tonë. Ju kontribuoni qoftë për misionin tonë, qoftë edhe për stafin ndërkombëtar të NATO-s si pjesë e tij. Kjo padyshim është një arsye krenarie dhe frymëzimi. Është edhe një arsye besimi tek kombi ynë, shoqëria jonë e kapacitetet e vendit tonë përmes një gjenerate që sot është jo vetëm protagoniste në Shqipëri, por ka shkëlqyer në gjithë procesin kompleks për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, por edhe jashtë Shqipërisë, ku një sërë prej jush këtu shkëlqeni si pjesë e stafit ndërkombëtar të NATO-s, ku jeni zgjedhur pa asnjë kushëri, nuk besoj se keni nxjerrë ndonjë kushëri në Finlandë apo Holandë, pa asnjë parti.

Këtu e vetmja parti që i bashkon të gjithë është partia e vlerave të demokracisë, lirisë. Patjetër që më vjen mirë që në këtë panoramë shoh ushtarakët tanë që siç do thuhej një herë e një kohë, këtu duken si ta jashtëm. Për hir të së vërtetës, të shikuarit nga brenda të realitetit të kësaj trupe njerëzish është një privilegj, sepse shikon jo vetëm potencialin, por edhe shfrytëzimin real të këtij potenciali. Jam po ashtu dëshmitar që në takimet me kolegë, homologë të vendeve të BE gjithmonë e më shpesh dëgjoj fjalë realisht të bukura për ju, për njerëzit që na përfaqësojnë në nivelet e dyta e të treta të shtetit shqiptar.

Mund t’i kisha marrë këto fjalë si të bukura dhe komplimente të rrethanave, por jam i vetëdijshëm që këto fjalë burojnë nga një përmirësim i vazhdueshëm dhe bindës i të gjithë qasjes sonë në raport me ta, por edhe i qasjes së tyre në raport me ne. Kjo e fundit ka ndryshuar ndjeshëm si rezultat i shumë gjërave që shihen edhe nga larg. Mbani vendin e punës që e keni fituar me sprova e teste që janë shumë rigoroze. Jeni krenarë që kushedi se sa italianë, gjermanë, anglezë pa llogaritur të tjerët rreth e rrotull keni lënë pa punë se u keni zënë vendin. Ata mund të kenë gjetur ndonjë punë tjetër ndërkohë, por punën që doni ia keni marrë ju.

Misionit në NATO i them që mos harroni që keni privilegjin të jeni jo thjesht në këtë qendër të mbrojtjes, por në ambasadën më të madhe që ne kemi në termat e hapësirës. Më erdhi mirë kur pashë suedezët dhe finlandezët kur i pashë që ishin futur në një si cep në kat të parë, mes farmacisë dhe dyqanit të fruta-perimeve. Siç do kishim qenë ne nëse do llogarisnim vendndodhjen në godinë me ca standarde të tjera. Suedezët dhe finlandezët në kat të parë në një cep, ne në kat të fundit, gjenerali zyrën me pamje nga deti. Këto janë gjëra të dorës së dytë, por bëhen të dorës së parë kur mungojnë. Të jem shumë i sinqertë me ju, nuk ua kam zili këtë qiellin pa diell që keni këtu”, u shpreh Rama mes të tjerash.

Next Post
Abone falas për pensionistët, Veliaj: Si të aplikoni për të përfituar!

Abone falas për pensionistët, Veliaj: Si të aplikoni për të përfituar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In