• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi me Metën, Xhunga: Nuk është punë bërrylash… Kënaqësia e Ruçit tregon se janë armiq vetëm kur duan…

by A R
09/06/2020 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga ka qenë sot e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 për të folur për zhvillimet në vend, duke nisur nga ato sociale tek ato politike. Sa i përket shtimit të rasteve me COVID-19, Xhunga tha se nuk është e papritur duke vënë theksin në zbatimin e masave dhe tek kujdesi personal.

“E papritur nuk është. Të gjithë ne themi që nuk është zhdukur, është fshehur. Realisht nuk e besojmë. Nuk po marrim më masa.

Frika që na bëri të kujdesemi për vete dhe jemi lëshuar pa duar. Po marrim në qafë mjekët, më shumë i druhem faktit që po vijnë njerëz që nuk e dinë që e kanë. po dynden në spitale, pasi për një kohë spitali ishte mbyllur.

Duket se dhe OBSH vetë nuk e di se çfarë duhet të thotë. Edhe ata vetë janë duke mësuar gjatë kësaj pandemie.
Ka shumë paqartësi dhe nuk do mbarojë asnjëherë. Vaksina do na shpëtojë.

E rëndësishme është ta konsiderojmë armik dhe të ruajmë veten dhe mjekët. Ti ke një sëmundje tjetër dhe shkon për tjetër. Është një situatë që është e frikshme. Nuk ka ikur pse ka ardhur dielli”, tha Xhunga.

A ka rrezik për shtim të rasteve kur të hapet transporti publik? Xhunga uron që jo por sërish këmbëngul në zbatimin e masave.
“Uroj që kjo të mos ndodhë se do jetë e rëndë. Nuk është ndonjë çudi e madhe dhe të rimbyllesh. E kanë bërë vende që u rihapën pak shpejt. Do mbyllesh se nuk si ta përballosh dot. Duhet të përdorim maska në ambiente publike. T’i rikthehemi maskave dhe higjienës personale.

Është situatë e paqartë. Ne nuk e dimë se çfarë do ndodhë. Vende të tjera janë duke përgatitur veten për në vjeshtë. Uroj që në Shqipëri të ketë agresivitet të lehtë por nuk është në dorën tonë. Në Amerikë protestat po sjellin një valë të fortë të koronavirusit, të paimagjinueshme.

Në Londër ka rikthim. Sa më gëzon që turizmi do të sjell italianë aq edhe më frikëson. E vetmja mënyrë është të kujdesemi”, theksoi Xhunga.

Ajo komentoi edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe takimin mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

“Nuk ishte puna vetëm tek takimi i brrylave por tek kënaqësia e takimit, e Ruçit. kjo të krijon një ide që ata janë armiq kur duan. E rëndësishme është që kishin mendime të përbashkëta për integrimin e vendit.

Uroj të kemi lajme të mira për integrimin. Pastaj takojnë, duart, brrylat e faqet pak rëndësi ka. Nuk besoj se zihen për kauzat”, tha Xhunga.

Në lidhje me reformën zgjedhore ajo tha se pati një lehtësim që u arrit diçka. “I thanë ‘po’ një gjëje të vjetër. Nëse e bënë nën vëzhgimin e ambasadave nuk është ndonjë gjë e rrallë.

Më bëri përshtypje se u arrit më shpejt. Ka ndikuar ambasadorja Kim. Gratë i zgjidhin më shpejt gjërat. Janë më të qarta, më praktike. Roli i grave i rëndësishëm. Ajo e bëri fakt të kryer që u arrit marrëveshja dhe ndodhi.

Nuk ka rëndësi implementimi, rëndësi ka firma. Unë nuk kam dyshim që kjo kohë do kalojë shpejt, zgjedhjet do bëhen. Në qershor do flasim për problemet e mundshme”, tha Xhunga.

Next Post
Zbulohet vendi nga u qëllua me snajper Çapja, e gjithë familja vëzhgohej nga ndërtesa e braktisur

Zbulohet vendi nga u qëllua me snajper Çapja, e gjithë familja vëzhgohej nga ndërtesa e braktisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In