• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Takimi me Limajn, Kurti: I kam bërë ofertë konkrete, gati të bashkëqeverisim me Nismën

by E S
21/07/2025 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gatishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstituim të Kuvendit dhe Qeverinë”, tha Kurti gjatë një konference për media.

Kurti tha se nuk mund të ofrojë hollësi pasi kjo ofertë ende nuk është konkretizuar në marrëveshje, duke theksuar se “nevojitet të vazhdojnë bisedimet dhe vullneti politik”, në mënyrë që të krijohen institucionet e reja.

Kreu i LVV-së, partisë fituese të zgjedhjeve të shkurtit, tha se shpreson që bisedimet me partinë e Limajt të finalizohen gjatë kësaj jave. “Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për marrëveshjen e arritur ose mungesën e saj”, tha ai.

Më 21 korrik, deputetët për herë të 50-të dështuan të konstituonin Kuvendin e Kosovës, pasi partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po kundërshtojnë ndryshimin e mënyrës së votimit për kryeparlamentar nga i hapur në të mbyllur.

Kurti dhe Limaj u takuan gjatë fundjavës në përpjekje për të gjetur një zgjidhje drejt zhbllokimit të situatës. Para takimit, eksponentë të Nismës Socialdemokrate deklaruan se duan që Limaj të zgjidhet kryeparlamentar, në këmbim të votimit të Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga partia e Kurtit.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar si figurë përçarëse të propozuarën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiun. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të votojë asnjë të propozuar nga LVV-ja për kryeparlamentar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka obliguar deputetët që ta konstituojnë organin ligjvënës deri më 26 korrik.

Duke folur për këtë afat, Kurti përsëriti qëndrimin e tij se është detyrim i të gjithë deputetëve që Kuvendi të konstituohet dhe shtoi se nuk e di se çfarë do të ndodhë nëse ky afat nuk respektohet, pasi në aktgjykimin e Kushtetueses një gjë e tillë nuk është përfshirë.

Next Post
Kush është biznesmeni që sjell paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri me skemën Hawala?

Kush është biznesmeni që sjell paratë e drogës nga Zvicra në Shqipëri me skemën Hawala?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In