• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi me ish-presidentin, Berisha sulmon Ramiz Alinë: Na tregoi me gisht si halabakë…

by A R
11/12/2025 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbushur plot 35 vite nga lëvizja studentore. Sonte, 11 dhjetor, në studion e “Opinion” në Tv Klan, është i ftuar lideri historik i demokratëve dhe një nga politikanët më me peshë të Shqipërisë post-komuniste, Sali Berisha.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu, ai do të ndajë një refleksion të të gjithë karrierës së tij politike, e jo vetëm. Që në krye të herës, theksoi se do të jetë i hapur dhe tejet i sinqertë.

I ulur fiks në sallën ku ka nisur ekspozimi i tij politik, te Pallati i Kongreseve, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kishte fare besim se vendi ynë do të dilte nga totalitarizmi drejt rrugës së demokracisë

-A kishit menduar se kjo gjë do të zgjaste kaq shumë?

Sali Berisha: Kurrë, jo! Së pari njëherë dua të jem i hapur, personalisht nuk besoja se Shqipëria do pësonte ndryshimet e vendeve të tjera të Europës ish-komuniste.

-Gjatë vitit ’90?

Sali Berisha: Gjatë vitit ’90 po flas, nuk e besoja. Unë i përkisja atyre që përpiqesha të bëja gjithçka kisha në dorë, por nuk besoja që do të ndodhte. Se Shqipëria do të mbetej si Kuba e Adriatikut, por habia dhe mrekullia e vitit ishte lëvizja studentore e cila përmbysi çdo gjë.

Po kur qindra mijëra vetë mbushën Qytetin Studenti, a e mendoi të shpejtë zhvillimin e Shqipërisë?

“Një gjeneratë mendoja se do duhej që ato zhvilime të ndodhnin. Në vite, i bie diku 20,25 vite”, u përgjigj kryetari i Partisë Demokratike, duke shtuar se ka regres në 10 vitet e fundit, pasi sipas tij qeveria aktuale e ka shtypur pluralizmin.

Më 10 gusht të vitit 1990, ai dhe intelektualët e Tiranës u thirrën në takim, të cilin Berisha e ndau me detaje.

Foto nga takimi

Sali Berisha: Ramiz Alia organizoi këtu një takim me intelektualë si një përmbyllje të rivendosjes së “Murit të Berlinit” në Tiranë, mur i cili u shemb nga kryengritësit paqësorë të 2 korrikut, që hynë në ambasada, por duhet pranuar ai me mekanizma diplomatike dhe me një veprimtari represive, të fuqishme, të brendshme, arriti të ringrejë “Murin e Berlinit” në Tiranë, të rivendosë autoritetin e tij. Në këtë mes i kishin mbetur disa intelektualë që gjatë viteve kishin shprehur platformë, të themi, të ndryshimeve demokratike. Se për demokracinë atë kohë flitej nga mëngjesi deri në darkë…

Në këtë kontekst ai ftoi 40 intelektualë aty, shumica njerëz me funksione. Ftoi Ismail Kadarenë, Gramoz Pashkon, Sali Berishën, Fatos Nanon, Napolon Roshin, Ylli Popën. I ftoi me qëllimin shantazhues dhe këtë e ka shprehur më bukur se kushdo Ismail Kadare. Unë ngaqë isha i përqendruar te ato që do t’i thosha vetë, mua më kishte shpëtuar momenti kur ai na tregon me gisht nga ne dhe thotë se reaksioni po kërkon gjeneralët e këtyre halabakëve (rrugaçë), këtyre që i quante ai të rinjtë, dhe tregon me gisht nga ne. Ishte e vërtetë siç e thoshte Ismaili.

-Kush ju ftoi në këtë takim?

Sali Berisha: Komiteti i Partisë! Isha unë, Ylli Popa, Mentor Petrela, Isufi nuk e di nëse ishte apo jo. Veli Zogu, ngjitur me mua. Kaq ishin mjekë aty.

-Ku e gjetët kurajon? Të 40-të qëndruan në mënyrë më të konsoliduar me idenë se ndryshimet duhen…

Sali Berisha: Nëse flas për veten time, unë kisha marrë një vendim për t’ju kundërvënë regjimit dhe unë në momentin kur jam ulur tek Ramiz Alia, i ftuar, kisha paraqitur në ato shkrime dhe intervista absolutisht çdo kërkesë që disidentët kishin paraqitur. Se unë i ndiqja ato…

-Çfarë mbrojtje kishit ju?

Sali Berisha: Asnjë mbrojtje! Atë vendim e kisha marrë që në ’88-ën ose ’89-ën, sepse ai regjim edhe pse në dobësim, kishte çdo lloj fuqie të merrte çdo masë ndaj teje në njësi kohe më të shkurtrën.

Next Post
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

Drejtuesi i ri i SPAK, Plator Nesturi: Për Berishën do te jetë Klodian Tropolini apo Klodian Braho?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In