Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, zhvilloi sot një takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre.
Në këtë takim Oliver Varhelyi shoqërohej nga shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera.
Përmes një postimi në “Twitter”, Genoveva Ruiz Calavera, thekson se Vettingu vijon punën me profesionalizëm dhe përkushtim, si dhe bëri një thirrje që sulmet e padrejta ndaj disa antarëve të Vettingut duhet të ndalen.
“Vizitë e rëndësishme në institucionet shqiptare të vettingut me Komisionerin @OliverVarhelyi. Vettingu vazhdon me të njëjtin profesionalizëm dhe përkushtim për të siguruar që reforma në drejtësi të japë më të mirën për qytetarët shqiptarë. Sulmet e padrejta duhet të ndalen”, shprehet Genoveva Ruiz Calavera.
Ndërsa, Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi shkruan:
“Takim shumë i mirë me anëtarët e institucioneve të vetingut. Unë përgëzoj profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur. #EU mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë”, shprehet Oliver Varhelyi.
Kujtojmë që kjo mbështetje e fortë e ndërkombëtareve për antarët e Vettingut vjen pas shantazheve që prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar kanë bërë së fundmi ndaj Brunilda Bekteshit, duke e kallëzuar në SPAK.
Bekteshi është një antaret me më shumë shkarkime në komisionin e Vettingut dhe vendimet e saj nuk janë kthyer asnjëherë nga apeli, madje vendimet dhe argumentet e saj janë marrë si shembull.
Important visit to Albanian vetting institutions with 🇪🇺 Commissioner @OliverVarhelyi. Critical that vetting continues with the same professionalism and dedication to ensure that justice reform delivers for the benefit of Albanian citizens. Unfair attacks must stop. @eu_near pic.twitter.com/MsOavKDtWC
— Genoveva Ruiz Calavera (@CalaveraRuiz) October 7, 2020
#Albania: Very good meeting with the members of the vetting institutions. I commend their professionalism and hard work. #EU strongly supports the vetting process, which is key to bring Albania closer to the EU. Justice reform must continue. pic.twitter.com/g9NxsEI7ag
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 7, 2020
/e.rr