Japonia shprehu dje në mbrëmje kënaqësinë pas takimit të kryeministrit japonez, Shinzo Abe me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Nju Jork, pavarësisht vërejtjeve të bëra nga Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale, të cilat alarmuan Tokion.
“Të dy vendet arritën që të kenë një fillim shumë të mirë”, tha kryesekretari i kabinetit të qeverisë japoneze, Yoshihide Suga një konferencë për shtyp në Tokio.
Abe, i cili u bë udhëheqësi i parë i huaj që zhvillon një takim me Trumpin, deklaroi se “presidenti i zgjedhur amerikan, Trump është një lider që mund t’i besohet”.
“Unë rishikoj bindjen time se, së bashku me zotin Trump, do të jem në gjendje të krijoj një marrëdhënie personale besimi”, tha kryeministri japonez, Abe për gazetarët pas takimit 90 minutësh.
“Pavarësisht programit të tij tejet të ngjeshur, ai ishte shumë i sjellshëm të pranonte një takim me mua”, u shpreh Abe.
Kryeministri tha se palët kishin pasur “një diskutim shumë të sinqertë në një atmosferë të ngrohtë”, por nuk pranoi të japë hollësi rreth takimit jozyrtar.
“Ne ramë dakord të takohemi sërish në një kohë reciprocikisht të përshtatshëm për një diskutim më intensiv për të mbuluar një gamë të gjerë çështjesh,” tha Abe.
“Ishte një kënaqësi të kisha kryeministrin japonez, Shinzo Abe në shtëpinë time dhe të nisja një miqësi të madhe”, ka postuar Trump në Facebook.
ma.me