• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi kokë me kokë me Ramën/ Ambasada e SHBA: Kim mori garanci për reformën, të gjitha palët të marrin pjesë

by Java News
27/07/2020 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ditë përpara se Kuvendi të votojë ndryshimet Kushtetuese për të hapur listat lëvizjet politike janë bërë intensive.

Dy diplomatët më të përfshirë, Yuri Kim e Ambasadës Amerikane dhe Luigi Soreca nga Bashkimi Evropian, janë takuar për rreth 1 orë në Kryeministri me Edi Ramën.

Gjatë takimit mësohet se Yuri Kim ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërkohë që e ka ftuar që të nis puna për zbatimin e saj. I njëjti qëndrim është shprehur dhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mësohet se ambasadorja e SHBA gjatë takimit është shprehur se vlerëson vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë, por në të njëjtën kohë është shprehur se palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij ne sigurimin e miratimit te marrëveshjes se 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve te ndërsjella ne Këshillin Politik ne lidhje me masat shtese.

Siç kemi thëne publikisht, Ambasadorja theksoi rëndësinë qe te gjitha palët te marrin pjese në mirëbesim, ne mënyre gjithëpërfshirëse dhe transparente”, mësohet të jetë shprehur Yuri Kim.

Nga ana tjetër, nga zyra e ambasadorit Soreca, për Abcnews.al konfirmohet se:

“Ambasadori u takua me Kryeministrin së bashku me Ambsadoren Kim për një orë këtë mëngjes. Ai falenderoi Kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale.”

Të gjitha palët kanë ardhur tani në një pikë të përbashkët, duke mbështetur hapjen e listave.

Thelbi i konfliktit tashmë janë koalicionet parazgjedhore. PS do që ato të ndalohen, ose të gjitha partitë opozitare të garojnë me një listë të përbashkët, ndërsa PD dhe LSI kërkojnë që të ruhen koalicionet siç janë sot.

g.kosovari

Next Post
“I quan diplomatët rrugaçë, i kërcënon me video intime”/ Deputeti i opozitës akuza të forta për Metën

“I quan diplomatët rrugaçë, i kërcënon me video intime”/ Deputeti i opozitës akuza të forta për Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In