Panorama.al mëson detaje nga takimi informal i deputetëve të PD-së pasditen e sotme në një prej lokaleve në Tiranë.
Deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai është shprehur se deputetët demokratë duhet të ulen të gjithë sëbashku.
“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji.
Ka qenë deputeti Lefter Gështenja i cili i ka thirrur për kafe deputetët e PD-së.
Siç u publikua edhe më herët, në takim kanë shkuar deputetë të cilët nuk bëjnë pjesë në grupin e “Rithemelimit” si dhe të tjerë që nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim lidhur me debatet brenda selisë blu.
/e.d