• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i parë i Metës President…

by A R
25/07/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takimin e tij të parë me një personalitet të huaj në postin e kreut të shtetit.

Meta priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Presidenti Meta përshëndeti përpjekjet e qeverisë së re të Maqedonisë për vijimin e reformave të rëndësishme demokratike dhe angazhimin e saj për stabilitetin politik e përmirësimin e klimës së bashkëpunimit ndëretnik dhe nërqytetar.  Ai përshëndeti vullnetin qeverisë maqedone për miratimin e “Ligjit për përdorimin e gjuhëve” në mënyrë të vecantë atë të gjuhës shqipe, si një hap të rëndësishëm për adresimin e plotë e pa vonesa të Marrëveshjes së Ohrit.

“Presidenti Meta vlerësoi vizitën e Ministrit Dimitrov në Tiranë si shprehje e vullnetit të qeverisë së re të Maqedonisë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve duke nënvizuar ecurinë e tyre dypalëshe dhe vullnetin që ato të zhvillohen më tej në fushën e bashkëpunimit ekonomik, vecanërisht në atë infrastrukturor dhe energjitik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e antarësimit të Maqedonisë në NATO si një hap që forcon sigurinë dhe stabilitetin e saj dhe të rajonit duke siguruar mbështetjen e Shqipërisë për këtë proces të rendësishëm. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar për stabilitetitn dhe integritetin e Maqedonisë dhe angazhimin aktiv të aktorëve politikë shqiptarë në drejtim të përmirësimit të klimës dhe harmonisë ndëretknike në Maqedoni.

Presidenti Meta vlerësoi rolin e pakicës maqedone në Shqipëri duke e konsideruar atë si një urë lidhëse të rëndësishme mes dy vendeve dhe duke nënvizuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për respektimin e pakicave etnike në Shqipëri në respekt të plotë edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu falënderimet për urimin e marrë nga Presidenti Ivanov dhe i kërkoi Ministrit Dimitrov përcjelljen e përshëndetjeve të tij të përzemërta për homologun e tij maqedonas./a.m.

Next Post
Dështimi i republikanëve për të rrëzuar ‘Obamacare’, Trump: Do rikthemi

Presidenti Trump s'përmbahet më: Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions është shumë i dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In