• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Takimi i Ohrit/ Ja dokumenti që pritet të firmoset nga Kurti dhe Vuçiç. Faksimile

by Java News
18/03/2023 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel u diskutua këtë të shtunë në Ohër në takimin tre palësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksander Vuçiç dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian.

Top Channel ka siguruar dokumentin që u vendos në tavolinën e bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiçit, me ndërmjetësimin e BE-së.

Dokumenti nis me një deklaratë se procesi i normalizimit Serbi-Kosovë mbështetet nga 27 vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ata që nuk e njohin. Më tej, listohen elementët kryesorë të marrëveshjes. Aty thuhet se marrëveshja respekton vijat e kuqe të palëve.

Në vend që të luftojë me Serbinë, Kosova zotohet të punojë për zgjidhjen e nevojave praktike të komunitetit, ndërsa Serbia bën një hap prapa, duke negociuar pavarësinë e Kosovës, shkruhet në dokumentin që e cilëson të nevojshëm bashkëpunimin me ndërkombëtarët, në favor të njerëzve që jetojnë në Kosovë.

“Serbia dhe Kosova zotohen për zgjidhjen paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve

Serbia angazhohet të përmbahet nga çdo veprim që perceptohet si armiqësi diplomatike drejt Kosovës.

Kosova angazhohet për vetë-menaxhim

Komuniteti serb të jetë në përputhje me vlerat e BE-së”.

Me Marrëveshjen Themelore, përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, synohet të bëhen hapa para në procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës në BE.

BE ofron edhe mbështetje financiare për realizimin e objektivave. Më tej, renditen përfitimet që pritet të ketë Kosova dhe Serbia.

Serbia ka mundësinë të kthehet në partner strategjik për Ballkanin Perëndimor, duke u bërë faktor i rëndësishëm ekonomik dhe politik në rajon. Ajo gjithashtu do ta afrojë Serbinë me komunitetin serb të Kosovës.

Ndërsa për Kosovën, do të shënojë fillimin e shkëputjes nga kriza, një mundësi për t’u fokusuar në zhvillimin social dhe ekonomik.

Duke përmendur agresionin rus dhe marrëveshjet “e rrezikshme” të Kinës, në dokumentin e siguruar nga Top Channel thuhet se Perëndimi “nuk e ka luksin e dështimit në Ballkanin Perëndimor”.

Çfarë mund të ndodhë nëse palët refuzojnë marrëveshjen? Në dokument thuhet se rrezikohet rruga e integrimit në BE dhe hidhen poshtë proceset e realizuara deri më tani, bashkë me përfitimet që kanë sjellë për Kosovën dhe Serbinë./ Top Channel

Next Post
Gruaja mori një kredi, ajo që i bën burri është e pafalshme: Më tha të shtyja makinën dhe kur zbrita i dha gaz …!

Gruaja mori një kredi, ajo që i bën burri është e pafalshme: Më tha të shtyja makinën dhe kur zbrita i dha gaz …!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In