Kreu i bashkisë Tiranë ka komentuar pasditen e sotme takimin e presidentit Bujar Nishani me disa protestues të parkut të liqenit.
Përmes dy postimeve në Twitter, Erion Veliaj shkruan se Nishani është i vetmi rast në botë kur një president do të bëhet kryetar bashkie.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku ka postuar një foto të makinës së Nishanit duke ecur mbi pedonalen e Liqenit ndërsa thotë se ai ka një vilë në Park dhe makinat e tij shkelin pedonalen.
“Lodrat do behen! Nese Nishani ka vile ne Park & femijet do kene kendin 200,000 femijet e TR vlejne me sh se urdhrat e PD i dashur President. Sa turp qe do t’u prishe parkun femijeve! Z. Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale! Bota ka pare Kryetar Bashkie te doje te behet President, por president te behet kryetar bashkie vec Tirana po sheh!”. shkruan Veliaj.