• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i ministrave të Jashtëm të CEI, Hasani: Objektiv, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE

by A R
20/11/2024 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi rëndësinë e promovimit të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Këto deklarata u bënë gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), në Tiranë, ku Shqipëria kishte presidencën e radhës në këtë nisëm.

Hasani theksoi se objektivat e kësaj nisme janë të përputhura me angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në një Evropë të paqtë, të fortë dhe të qëndrueshme. Ai shtoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe po punon për të lehtësuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Nëse vijojmë punën në kuadër të kësaj nisme theksoj se objektivat janë të përputhura me mandatin e kësaj nisme dhe të qasjes tonë është të nxisim fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe të çojmë para një vizion të një Europe të paqtë dhe të fortë dhe të qëndrueshme dhe Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus. Vizioni rajonal shtrihet përtej sfidave aktuale dhe lehtësimin e procesit të integrimit të BE. Ofrojmë një hapësirë unike për dialog dhe bashkëpunime të ndërsjellët . Një nga iniciativat është hedhja e hapave para të integrimit në BE dhe jemi të palëkundur për  t’u bërë pjesë e familjes europaine. Përballë sfidave gjeopolitike, Shqipëria është avokate e fortë për paqe dhe stabilitetit, dënojmë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe jemi krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën. Presidenca shqiptare promovon mbështetje dhe bashkëpunim ndaj Ukrainës”, tha Hasani.

Ministri Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fusha të tilla si turizmi, ekonomia dhe arsimi, duke shtuar se kjo nisëm ofron një hapësirë unike për dialog dhe përpjekje të përbashkëta për forcimin e lidhjeve mes popujve të rajonit.

“Jemi përqendruar edhe në bashkëpunimin rajonal duke citur bashkëpunime akademike, turizëm, ekonomi dhe lidhjen mes popujve. Kemi punuar për dialogun parlamentar dhe aktivitete që forcojnë këtë bashkëpunim për të ruajtur këtë ritëm në rajon dhe në rrugëtimit në integrimin në BE. CEI është nisëm për të lehtësua bashkëpunimin rajonal, jemi krenar për arritjet tona domethënëse. Ky sukses ka qenë rezultat i përpjekjeve kolektive i të gjithëve ne. Serbia përgatiti të marrë presidencën e radhës dhe Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuuar për një Europë të begatë të qëndrueshme”, u shpreh ministri.

Ai e përmbylli fjalën e tij duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për një Europë të begatë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që Serbia përgatitet të marrë presidencën e ardhshme të Nismës së Evropës Qendrore.

/a.r

Next Post
Regjistroi pronën me dokumente false, arrestohet ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit

Regjistroi pronën me dokumente false, arrestohet ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

Pason Engjëll Agaçin në detyrë, kush është Sekretarja e re e Këshillit të Ministrave

February 13, 2026
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit

February 13, 2026
Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

Anëtari i FRPD kundër Berishës: Molotovët në protestë nuk ranë nga qielli, grupi i zjarrit organizon rrëmujën! E dënueshme keqpërdorimi i të miturve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In