• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Takimi i fshehtë, Muharrem Haklaj- Azem Hajdari/Misteri i kasetës së famshme që iu dorëzua plakut të Haklajve

by Java News
11/02/2020 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta që kishte nisur mes dy fiseve të njohura në Tropojë kishte ekspozuar në konflikt edhe deputetin demokrat Azem Hajdari. Haklajt dyshonin se ai ishte i implikuar në vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

Në 5 Qershor të atij viti, Hajdari udhëton drejt Bajram Currit me Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin për të vizituar refugjatët nga Kosova.

Ai ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm i kohës Perikli Teta se i rrezikohej jeta. Hajdari ishte përgjigjur se askush nuk e ndalte dot të shkonte në vendlindje.

Mbrojtjen e tij nuk e mori përsipër as Shefi i Rendit, Jaho Mulosmani, një prej njerëzve më të afërt të Haklajve. Informacionet rezultuan të sakta. Mjeti i Hajdarit sulmohet me breshëri kallashnikovi në lagjen Patizani. Ai shpëton pa lëndime por mbetet i plagosur gazetari i Radio Televizionit Shqiptar që e shoqëronte, Bardhyl Pollo. Asokohe Hajdari akuzoi për ngjarjen drejtpërdrejtë Haklajt dhe strukturat shtetërore.

“Nuk kanë pas ndonjë motiv, ndonjë gjë pse ti bënin atentat Azemit”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve per “Top Story”.

Kjo ngjarje, si shumë të tjera në këtë histori nuk u zbardh nga drejtësia. Autoriteti i padiskutueshëm i Fatmir Haklajt deri në instancat e larta shtetërore kishte shqetësuar së tepërmi Azem Hajdarin. Pasi i shpëtoi një atentati në Bajram Curri ai tashmë ndihej i rrezikuar. Më 2 Shtator të vitit 1998, ai bën një lëvizje për tu pajtuar me Haklajt.

“Baba kishte shkuar në Tiranë për punë personale dhe disa persona i kishin treguar Azem Hjadarit që Muharremi është në Tiranë, dhe ai kishte dërguar persona i kërkoi takim”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Muharremi futet në selinë e Partisë Demokratike, vizitë që tërhoqi vëmendjen. Takimi u zhvillua kokë më kokë. Plaku i Haklajve deklaroi pas disa vitesh se Azemi i ishte shfajësuar për vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

“Azemi është shfajësuar, që nuk kam lidhje në vrasjen e Shkëlqimit, por autori është këtu në zyrën e PD, duke ia dedikuar Sali Berishës. Azemi i ka dhënë babait kasetën e mitingut të vitit 1997”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Bëhet fjalë për të njëjtin material që Shkëlqimi kishte siguruar nga persona brenda Partisë Demokratike fill pas mitingut të qershorit të vitit 1997.

Për këtë takim, i njohur në publik ka qenë vetëm versioni i plakut të Haklajve. Vetë i ndjeri Hajdari nuk ka dhënë detaje sa ishte gjallë.

Next Post
Rama rrëfen historinë: Një vip i huaj kërkonte makina të blinduara, Tirana kishte imazh të keq

Rama rrëfen historinë: Një vip i huaj kërkonte makina të blinduara, Tirana kishte imazh të keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In