• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i demokratëve/ Alimehmeti: Nuk ishte për të krijuar fraksione ose parti të re

by Os De
29/11/2025 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, Ilir Alimehmeti dha detaje të reja mbi takimin me demokratët, ku ishte pjesëmarrës.

Ai theksoi se aktiviteti nuk kishte për qëllim krijimin e fraksioneve brenda partisë apo formimin e ndonjë partie të re, por shërbente si një forum për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të dëgjuar bazën demokratike.

Alimehmeti shpjegoi se pjesëmarrja e tij erdhi në kushtet kur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike nuk janë mbledhur për të dëgjuar demokratët dhe për të marrë hapat e nevojshëm për të reaguar ndaj situatës aktuale.

Ai vuri në dukje se, edhe pse skandalet që sipas tij i plasin qeverisë janë të shumta, opozita mbetet e pafuqishme për të vepruar, duke nënvizuar rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të bazës për suksesin e protestave.

Alimehmeti theksoi se takimet e këtilla shërbejnë për të dëgjuar bazën, për të mbledhur propozime dhe për të koordinuar veprimet, duke mos pasur asnjë qëllim për ndarje apo krijim fraksionesh.

“Ky ishte një takim mes demokratësh, mes miqsh, për të diskutuar gjëra të përbashkëta, problematika dhe mundësi për t’i zgjidhur. Ne takohemi, flasim, diskutojmë, shohim ku janë situatat dhe si mund të përmirësohen. Takimet janë për të dëgjuar njerëzit, jo për të krijuar fraksione ose parti të reja. Liria e mendimit dhe e shprehjes është baza e demokracisë. Nëse kuptojmë që kemi një objektiv të përbashkët, atëherë mund të forcojmë PD-në si alternativë qeverisëse. Çështja është që njerëzit të mbështesin PD-në si alternativë qeverisëse. Duhet të kuptojmë hapat e një procesi që të ngulmojë në fitoren e PD-së në zgjedhje. Arsyeja pse duhet një alternativë qeverisëse është e qartë, por si bëhet kjo? Duke përfaqësuar ata njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Tubimet që bëhen para kryeministrisë, duhet të jenë të organizuara dhe të përfaqësojnë njerëzit realë. Duhet të kishte qëndrime të qarta nga kryesia dhe grupi parlamentar dhe do kishim mbështetje nga njerëzit, do kishin frymëzuar qytetarët”, tha ai.

Sa i përket foltores para kryeministrisë, Alimehmeti tha se suksesin e protestave jo vetëm thirrja për tubime, por përfaqësimi real i qytetarëve.

“Organizimi i protestave nuk funksionon vetëm me një mesazh. Pas një katastrofe si 11 maji, duhet t’u flasësh njerëzve edhe pse nuk jam në kryesi kam detyrë të përfaqësoj zërin e tyre. Ky është zëri i tyre. Nuk mund të shkojmë në një qendrim të shurdhër ndaj kërkesave të bazës demokratike dhe qytetarëve. Kauzat e tubimit janë të drejta, organizimi çalon shumë fort, ndërsa përfaqësimi çalon fort me dy këmbët. Varet kush e thërret protestën, nëse e thërrasin njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët, as qytetarët nuk u përgjigjen atyre. Marim shembull ne kishim një protestë më 7 korrik të vitit 2022 u zhvillua në kushte të vështira: pa logo, pa vulë ligjore dhe u sulmua ndërkombëtarisht. Pa këto skandale të fundit, njerëzit u mblodhën dhe ishte protesta më e madhe e PD-së deri atëherë. Ajo u realizua sepse kauza ishte e drejtë dhe pati organizim dhe përfaqësim perfekt”, tha Alimehmeti.

Next Post
Sa shqiptarë u vranë në Luftën e Dytë Botërore? Flet historiani Pëllumb Xhufi!

Sa shqiptarë u vranë në Luftën e Dytë Botërore? Flet historiani Pëllumb Xhufi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

December 19, 2025
Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

December 19, 2025
The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

December 19, 2025

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën

December 19, 2025
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

December 19, 2025
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

December 19, 2025
Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

December 19, 2025
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori. Kishte studiuar doktoraturë…

December 19, 2025
“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In