• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i Bashës me emisarin e Putinit, çfarë përpiqet të fshehë kreu i PD?

by Java News
16/03/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dita e Verës solli një takim të papritur dhe “të çuditshëm” për Lulzim Bashën, atë me ambasadorin rus në Tiranë, Alexander Karpushin. Sipas deklaratës së selisë blu, që përpiqet të ilustrojë këtë si një takim rutinë pune, biseda u fokusua tek mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh, ndërsa ambasadori Karpushin theksoi se vendi i tij është i vendosur në ruajtjen e parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti tjetër, në këtë rast Shqipërisë. E megjithatë, momenti dhe përmbajtja e këtij takimi mbeten mister, mister të cilin 5 radhë të një deklarate për shtyp të PD-së nuk mund ta shuajnë.

Së pari, nuk është Basha ai që ka në dorë të intensifikojë shkëmbimet tregtare midis dy vendeve dhe ambasadori rus e di mirë këtë. Prandaj, nëse nuk kanë folur për çështjet tregtare, për çfarë ka folur Basha me emisarin e Putinit?

Së dyti, ligjshëm lind pyetja se çfarë kupton ambasadori Karpushin me parimin e “mosndërhyrjes”. A bëhet fjalë për të njëjtën “politikë asnjëanësie” që Rusia ndoqi duke ndihmuar me “hakera” fushatën e Presidentit Trump, duke pushtuar një pjesë të Ukrainës, duke dislokuar trupa ushtarakë në Siri apo duke inkurajuar një atentat për eliminimin fizik të kryeministrit të Malit të Zi?

Përtej ngjarjeve me interes global, përse Basha nuk i kërkoi Moskës që në emër të mosndërhyrjes në punët e palëve të treta të mos ndërhyjë në interesat jetike të shqiptarëve, duke u tërhequr nga mbështetja aktive që po i jep Gruevskit për sabotimin e platformës së partive shqiptare në Maqedoni dhe nga lobimi i vendosur i Kremlinit për mosnjohjen e Kosovës?

Pyetja e tretë është edhe ajo më e rëndësishmja që Basha duhet t’i përgjigjet: Çfarë interesash të përbashkëta përligjën këtë takim?

Kjo është një pyetje me rëndësi kritike, duke ditur që Rusia është e interesuara numër një që në Shqipëri të dështojë kalimi i vetingut, çka efektivisht do të mbyllte dyert e integrimit europian, duke vendosur Shqipërinë në orbitën e sferave të interesave ruse.

Në pritje të përgjigjeve që me shumë gjasë nuk do të vijnë kurrë, mbetet domethënës fakti që në ditën kur ambasadori amerikan dhe përfaqësuesit e BE-së në Tiranë, i shprehën të gjithë mbështetjen e tyre ministrit të ri të brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha “drekoi” me të dërguarin e Putinit në Tiranë. Një sinjal i qartë, se dielli i Partisë Demokratike po lind gjithmonë e më nga Lindja. TemA

Zhvillimi 

Në njoftimin zyrtar të ambasadës nënvizohet se Rusia respekton parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si dhe për situatën aktuale në rajon, përfshirë këtu në Maqedoni dhe Kosovë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe Rusi-Shqipëri. Në këtë kontekst Ambasadori rus nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë është ai i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sqarimi bëhet pas një deklaratë për armiq të jashtëm që mbështesin protestën e opozitës nga Edi Rama.

“Partnerët tanë do të dëshpëroheshin nëse zhvillimet në Shqipëri nuk do të ecnin mirë por ndërkohë disa të tjerë do të gëzoheshin. Kryetari i opozitës mund të mos i dallojë miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë”, tha Rama gjatë një interviste në Top Channel.

Pas tij, Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat duke i quajtur përralla.

“Këto deklarata janë përralla. Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë në një takim publik. Është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë” ishte reagimi i Bashës pas akuzave që iu bënë nga kryeministri.

DEKLARATA E AMBASADES RUSE:

Ambasadori Karpushin zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha.

Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit në politikën shqiptare, si dhe për situatën aktuale në rajon, përfshirë këtu në Maqedoni dhe Kosovë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua marrëdhënieve dypalëshe Rusi-Shqipëri. Në këtë kontekst Ambasadori rus nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë është ai i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Z. Karpushin theksoi gjithashtu se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi. Ambasadori shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.

Ambasadori Karpushin dhe z. Basha e vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe ndanë një bindje të përbashkët se pikëpamjet e ndryshme në disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok.

 

ma.me

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Blushi zëvendëson opozitën në Kuvend: Ministrat ikën si taksë për Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

April 10, 2026
Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

April 10, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In