• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takimi historik pa axhendë, Trump dhe Putin nuk japin hollësi rreth bisedës

by A R
07/07/2017 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump shprehu optimizëm se mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të priten gjëra pozitive. Ai i bëri komentet ndërsa ishte ulur me Presidentin rus Vladimir Putin për një takim të parë historik mes tyre në Gjermani.

I ulur pranë Presidentit rus në periferitë e një takimi ekonomik të nivelit të lartë në Hamburg të Gjermanisë, Presidenti Donald Trump tha se ishte “nder” që ndodhej me zotin Putin.

Gazetarët u lejuan të bëheshin dëshmitarë të një pjese të takimit dhe Presidenti Trump tha se ata të dy kishin patur “biseda shumë të mira”.

“Presidenti Putin dhe unë kemi diskutuar për gjëra të ndryshme dhe mendoj se po shkon shumë mirë. Kemi pasur disa biseda shumë të mira. Ne do të kemi tani një diskutim dhe natyrisht këto do të vazhdojnë, por ne presim që për Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe gjithë të interesuarit të ketë shumë gjëra mjaft pozitive. Është nder të jem me ju”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa Presidenti Putin tha:

“Ne kemi folur në telefon disa herë me ju për çështje shumë të rëndësishme dypalëshe dhe ndërkombëtare. Por bisedat telefonike nuk janë kurrë të mjaftueshme. Ne duam të kemi zhvillime pozitiv në takimet dypalëshe dhe të jemi në gjendje të zgjidhim konfliktet më të mprehta ndërkombëtare dhe çështjet që mendojmë se do të kenë nevojë për takime personale. Jam i kënaqur që ju takoj personalisht, Zoti President, dhe shpresoj se, siç keni thënë, takimi ynë do të japë rezultate pozitive.”

As Presidenti Trump dhe as Presidenti Putin nuk dhanë hollësi të tjera rreth çështjeve që ishin diskutuar.

Në takim merrnin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Takimi i shumëpritur është i pari mes presidentëve Trump dhe Putin. Ai zhvillohet në klimën e zemërimit që ka shkaktuar në SHBA ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane si dhe të shqetësimeve për një bashkëpunim të mundshëm të ekipit të fushatës Trump me rusët gjatë zgjedhjeve.

Shtëpia e Bardhë kishte thënë se nuk kishte një axhendë të caktuar për takimin, megjithëse zoti Tillerson kishte sqaruar se lufta në Sirisë do të ishte një temë kryesore. /VOA/b.d

Next Post
A keni një engjëll mbrojtës? Kjo vizë në pëllëmbë e tregon (VIDEO)

A keni një engjëll mbrojtës? Kjo vizë në pëllëmbë e tregon (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

February 26, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

February 26, 2026
Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

Gjykata gjermane i jep të drejtë AfD-së: Nuk mund të quhet parti ekstremiste e djathtë

February 26, 2026
EMRAT / 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar

“Spiropali ishte në Kosovë dhe Vengu në Hungari”, analisti: Nuk e kanë ditur që do shkarkohen

February 26, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!

February 26, 2026
Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

Tavanet e reja ulin nivelin e parasë cash në Shqipëri, në janar qarkulluan më pak para jashtë bankave

February 26, 2026
Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

Kush janë ministrat e rinj të qeverisë Rama/ Ja kush ikën e kush vjen (Profilet)

February 26, 2026
“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

February 26, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In