• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi Bushati-Kotzias/ Mustafaj: Kushtëzimet për në BE s’janë as në dobi të Shqipërisë, as të Greqisë

by Java News
10/11/2017 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Çështjet e hapura mes Shqipërisë dhe Greqisë, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe, do të diskutohen në takimin dy ditor mes ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias, në Kretë.

Ish-deputeti Besnik Mustafaj e vlerëson pozitiv takimin mes dy ministrave, duke u shprehur se ky është një zhvillim pozitiv nisur nga situata e krijuar pas protestave në Himarë.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, publicisti Mustafaj thotë se qëndrimi kondicionues i Greqisë sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, nuk është në dobi të dy vendeve.

“E shoh pozitivisht, është një iniciativë e mirë nga të dyja palët. Ka një rënie të bashkëpunimit të politik së fundmi, nisur nga situata e krijuara. Ka patur deklarata tërësisht folklorike të kryeministrit Rama, jashtë kontekstit, dhe që kanë patur si synim nga ana e Ramës që të marrë një lloj monopoli nacionalist që nuk e ka patur. Nga ana tjetër është çështja e marrëveshjes së detit, dhe rasti i Himarës, që kanë ngjallur reagime nga pala greke. Pra ka patur reagime të të dyja palëve që kanë sjellë në këtë gjendje. Kabineti i Cipras deklaroi se dhënia e konsensusit të Greqisë për Shqipërinë do të jetë e kondicionuar. Por një situatë e tillë nuk është as në dobi të Shqipërisë dhe as të Greqisë.

Një situatë e tillë nuk duhet të ekzistojë mes dy vendeve fqinje. Greqia kështu kthehet në penguese të integrimit të rajonit në BE. Kujtojmë edhe kondicionimin ndaj Maqedonisë.

Raste të tilla kur përdoret një fundjavë për një takim në një vend periferik, siç është Kreta, tregon dëshirën për të kaluar pak më shumë kohë me njëri-tjetrin, pa u kushtëzuar nga situata, dhe jashtë ndikimeve të mëdha. Ne nuk dimë axhendën reale, por kjo tregon se do të kenë më shumë mundësi për takime informale. Kjo kohë që ata do qëndrojnë në këtë takim dyditor, presupozon një kohë më të gjatë për t’u marrë vesh, pasi kanë padyshim shumë tema për të diskutuar”, u shpreh Besnik Mustafaj.

ma.me

Next Post
Planeti ynë është një xhuxh i vogël

Planeti ynë është një xhuxh i vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In