• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimet në Hagë, Balla: Mbështetja e Holandës, pasojë e vlerësimit objektiv

by A R
22/05/2019 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qëndrimet e opozitës dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, por unë nuk mendoj se do të dëmtojnë procesin shumë të rëndësishëm të fillimit të bisedimeve për anëtarësim brenda këtij viti”, deklaroi sot, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediet nga Haga, Balla informoi mbi fokusin e takimeve që po zhvillon delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi me zyrtarë të lartë holandezë.

“Në këto takime unë isha një zë sqarues për të shmangur çdo lloj keqpërdorimi të Shqipërisë apo shqiptarëve për qëllime të një fushate të ndezur elektorale për zgjedhjet europiane që përfundon pasnesër këtu në Hagë”, tha ai.

Balla tha se “Shqipëria e di se kush janë detyrat e shtëpisë, ndaj ne presim javën e  ardhshme vlerësimin pozitiv të të gjithë detyrave të shtëpisë të kryera gjatë vitit të fundit. Ky rekomandim pozitiv i KE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim këtu në Holandë kalon përmes një procesi konsultativ mes qeverisë në njërën anë dhe parlamentit”, tha Balla.

Qeveria holandeze, sipas tij, “është e bindur për rezultatet konkrete pozitive të arritura nga Shqipëria të cilat udhëhiqen pikë së pari nga një sukses i reformës në drejtësi”.

“Reforma në drejtësi është asistuar edhe nga ekspertë holandezë dhe aktualisht në Tiranë ka një numër ekspertësh holandezë që asistojnë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo reformë shoqërohet me goditje sinjifikative të veprave kriminale, të grupeve kriminale, si dhe me bashkëpunimin mes policisë shqiptare dhe asja holandeze, me prioritet goditjen e krimit ndërkufitar”, tha Balla.

Komunikimi i sotëm i delegacionit shqiptar në Holandë, sipas Ballës, është në funksion të dy javëve të ardhshme kur raporti i KE-së do të diskutohet në 5 qershor. “Jam shumë shpresëplot se pas këtyre sqarimeve edhe analizat e diskutimet do të bëhen me shumë objektivitet, sepse në fund të fundit, fillimi i bisedimeve për anëtarësim është një proces i rëndësishëm që na shërben ne shqiptarëve të parët”, tha ai.

I pyetur nëse qëndrimi i opozitës në Shqipëri e dëmton procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim, Balla tha se “mbështetja e qeverisë holandeze vjen si pasojë e vlerësimit objektiv që bën një qeveri bazuar në raportin e KE-së, por edhe në raportin zyrtar që e merr nga ambasadat respektive, në Tiranë dhe në Holandë.

“Bashkëndaj me kolegë apo miq holandezë që në çdo rast që një opozitë që ka zgjedhur dhunën si mjet të vetin, goditjen e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, djegien e mandateve apo prirjen për të bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit të cilat në çdo rast do të mbahen, e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, por unë nuk mendoj se do të dëmtojnë procesin shumë të rëndësishëm të fillimit të bisedimeve për anëtarësim brenda këtij viti”, tha Balla.

/a.rada

Next Post
Kush është 57-vjeçari me 1 milion euro pasuri në Durrës?

Kush është 57-vjeçari me 1 milion euro pasuri në Durrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In