• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takim me historinë për Kupën e Botës 2026, Shqipëria përballë Andorrës në ‘Encamp’

by A R
13/11/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andorra-Shqipëri, pjesa e parë

13’- Kristjan Asllani shpërdoron një mundësi të mirë. Mesfushori rrëzohet në momentin e fundit, kur po përgatitej për gjuajtje.

12’- Mundësia e parë e rrezikshme për Shqipërinë. Manaj merr një top në zonë, rrotullohet shumë mirë, por tentativa ndalet nga mbrojtësi i Andorrës.

10’- Shtyn Andorra, Berat Gjimshiti mbyll një aksion të rrezikshëm.

7’- Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta të para. Gjithsesi ende nuk ka tentativa drejt portës.

4’- Shpërthim i Arbër Hoxhës nga e majta. Del portieri, por ndalet në momentin e fundit. Mungojnë ende rastet e rrezikshme.

0′- Starton sfida. Kuqezinjtë synojnë 3 pikët me çdo kusht.

***

Shqipëria e futbollit mund të shkruajë sot historinë në Kupën e Botës. Këtë të enjte djemtë e Sylvinhos kanë një sfidë të lehtë në letër kundër Andorrës në shtëpinë e këtyre të fundit, por rivalët i kanë hapur punë emrave si Anglia apo Serbia në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Sfida e sotme mund të jetë deçizive, pasi një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut.

Një gjë e tillë do ndodhte për herë të parë në historinë e futbollit tonë, andaj tri pikët janë detyrim, por me një sy edhe në Londër, ku duket se Anglia e kualifikuar e ka një ‘kafshatë’ të lehtë Serbinë, pasi kujtojmë se në Beograd i shënoi 5 herë.

Dueli i sotëm është i parafundit për Grupin K kualifikues, me Shqipërinë që pret Anglinë në Tiranë më 16 nëntor, ndaj sfida kundër Andorrës merr tjetër vlerë.

Formacionet zyrtare:

Andorra (5-4-1): Alex Ruiz, Borra, Llovera, Olivera, San Nicolas, Rodrigo, Babot, De las Heras, Cervos, Rosas, Lopez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior

Prag ndeshje

Cake dhe Pajaziti në tribunë

Për duelin e sotëm, Sylvinho ka vendosur mos ketë të gatshëm mbrojtësin Klisman Cake dhe mesfushorin Adrion Pajaziti. Trajneri ka grumbulluar 25 futbollistë për këtë duel, por duke qenë se UEFA lejon vetëm 23 lojtarë të gatshëm, Sylvinho ka sakrifikuar Caken dhe Pajazitin.

Vlera në ‘Transfermarkt’

Sipas faqes së specializuar të vlerësimit të futbollistëve, në treg ekipi i Andorrës vlen 3.56 milionë euro. Lojtari më i shtrenjtë i tyre është portieri Iker Alvarez. Ai luan në Spanjë me Cordoba CF dhe kartoni i tij kushton 800 mijë euro. Ndërkohë Shqipëria në këtë grumbullim ka një vlerë lojtarësh prej 88.20 milionë euro. Armando Broja, Kristjan Asllani apo Mirlind Daku janë futbollistët më me vlerë të tanëve.

Historia dhe statistikat mes dy skuadrave

Ndeshja e sotme do jetë e nënta mes dy skuadrave. Shqipëria mban vendin e 61-të në renditjen e FIFA-s, duke u ngjitur me pesë pozicione pas fitores së një muaji më parë në Serbi. Nga ana tjetër Andorra është në vendin e 172-të në këtë renditje.

Në përballjet kundër Andorrës në gjithë historinë, Shqipëria e futbollit ka gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje. Dueli i parë mes dy skuadrave është luajtur më 6 shkurt të vitit 2000 në Maltë për turneun “Rothmans” dhe tanët fitonin 3-0 me golat e Edmond Dalipit, Rudi Vatës dhe Johan Drizës.

Ndeshja e dytë më 17 prill 2002, një miqësore zhvilluar në Andorra, përfundonte me fitoren 2-0 të vendasve. Më pas tanët kanë dy fitore radhazi, para se në 14 nëntor 2019 skuadrat të barazonin 2-2 në “Elbasan Arena” për kualifikueset e Euro 2020.

Më pas Shqipëria numëron edhe tre fitore kundër Andorrës, më 2021 në dy takime, si edhe më 24 marsin e këtij vitit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Në total, Shqipëria i ka shënuar 14 gola Andorrës në tetë takime, kundrejt katër të pësuarve.

Arbitri – Rumuni Horatiu Mircea Fesnic do jetë arbitri kryesor i duelit të sotëm.

Tifozët – Mbi 5 mijë tifozë priten sot në stadiumin “Encamp” të Andorrës, me Federatën e këtij vendi që ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur. Në stadium priten ngjyrat kuqezi, pasi rëndësia e ndeshjes ka bërë që tifozët e Kombëtares të ‘infiltrohen’ si vendas gjatë shitjes së biletave, paçka se Federata e Andorrës kishte vendosur disa kushte për t’u pajisur me bileta.

Klasifikimi

Pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria me 11 pikë mban vendin e dytë në grup, shtatë më pak se Anglia kryesuese që është kualifikuar dhe një më shumë se Serbia e vendit të tretë. Letonia me pesë pikë renditet e katërta, ndërsa mbyll tabelën Andorra me vetëm një pikë.

Shqipëria ka vetëm një humbje në këto kualifikuese, atë kundër Anglisë në duelin e parë hapës, ndërsa pozicioni i dytë do të thotë një vend në play-off për të kërkuar biletën e finalave të Botërorit 2026, një ëndërr për gjithë shqiptarët, pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur në historinë e futbollit tonë.

Next Post
“Shqipëria po i beson Inteligjencës Artificiale”- Euronews: A mundet që “Diella” ta çojë vendin drejt anëtarësimit në BE?

Parlamenti me 100 deputetë? Rama: Jam partizan i dy partive. Nuk bëhen reforma me 100 parti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

February 9, 2026

Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht

February 9, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka, e vërteta e dosjes greke

February 9, 2026
Ftesa për Bordin e Paqes, Spiropali: U pasua nga një lumë marrëzish! Nuk i kundërvihet OKB-së, por rrjedh prej saj

Spiropali: Kërkesa e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, e garantuar nga Kushtetuta

February 9, 2026
Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

Nipi e akuzon për mashtrim, Çobani-Hekuranit: Do bëj kallëzim penal. Të kam ftuar, më ke gënjyer

February 9, 2026
Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

Rama ndan pamjet: Xhamia e Ballies në Elbasan, ndër objektet më të veçanta të kultit në botë

February 9, 2026
Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

Sulmi ndaj gjeneralit në Moskë, misteri pas atentatit të dështuar

February 9, 2026
Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

Valë ekstreme i të ftohtit në SHBA, Nju Jorku më i ftohtë se disa zona në Antarktidë

February 9, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse

February 9, 2026
Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

Përplasje të reja mes Greqisë dhe Turqisë? Sërish tensione në Egje

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In