• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Tahiri”, vjen reagimi i Ambasadës Amerikane

by A R
26/10/2017 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e ndezur politike ku ndodhet vendi erdhi pas “fitilit” që ndezi jo pa të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu mbi rendin politiko-kriminal që ka qeverisur dhe vazhdon të qeverisë Shqipërinë.

Ambasadori Lu foli për 20 familje dhe 4 klane kriminale, dhe një polici të paaftë për të arrestuar Kelment Balilin, ish-zyrtar i qeverisë Rama i kërkuar nga Interpoli si kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Për shkak të dosjes “Habilaj”, situata precipitoi dhe në skenë kanë dalë emra, ku natyrisht më i diskutuari është ai i ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i dyshuar zyrtarisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si mbështetës i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Përtej të gjitha interpretimeve që japin palët politike, ajo që vetë ish- ministri ka pranuar është gabimi i shitjes së makinës së tij kushërinjve trafikantë, dhe argumenti se në indeferencën e gjërave nuk kishte verifikuar blerësit.

Por, një vit pasi u kishte shitur makinën që ishte ende në pronësi të tij, ish-ministri Sajmir Tahiri udhëtoi me të njëjtin  automjet jashtë vendit, duke pêrmendur si ndërmjetës me Habilajt xhaxhain e tij. Këta të fundit i japin sërish makinën ministrit dhe ai shkon për pushime në Greqi me një automjet me të cilin dyshohet se është transportuar drogë.

U aludua në media se arrestimi i deputetit socialist është kërkuar nga FBI-ja amerikane, por dosja u është përcjellë autoriteteve shqiptare nga Prokuroria e Katanias. Qëndrimi i maxhorancës mbi këtë dosje dhe kërkesën e Prokurorisë ishte kundër arrestit të ish-ministrit, ndonëse ditën e parë të daljes në publik të skandalit, qeveria i qëndroi parimit që të vërtetën ta zbardhë e drejtësia.

Të gjithë e mbajmë mend sesi socialistët protestuan bashkë me ambasadorin amerikan Donald Lu në kuadër të “qëndrimit partizan” për reformën në drejtësi, por anëtarët e saj në Këshillin e Mandateve me vendim politik përcaktuan sesi duhet bërë drejtësia në rastin Tahiri.

Respublica i kërkoi një koment ambasadës amerikane mbi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit Tahiri  dhe qëndrimet e mbajtura nga palët politike për këtë çështje. Përgjigjia që morëm ishte se në këtë moment “nuk kemi gjë për të thënë”.

Heshtje që mund të lexohet si mbështetje për varkën e trazuar të qeverisë në tallazin ku e ka çuar çështja Tahiri, por edhe mosinfluencim në kete proces. Jashtë komenteve ka qëndruar edhe zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, e cila po ashtu ka qenë aktive në negociatat për reformën në drejtësi. Por ndonëse nuk kanë folur, ambasadorët ka qenë aktivë në lëvizjet e tyre, ku një prej vizitave ka qenë ajo në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, takim per te cilin nuk ka patur njoftim zyrtar per cfare eshte biseduar./Respublica/a.m.

Next Post
“Murtaja e bardhë” në Serbi po zhduk çdo vit një qytet

“Murtaja e bardhë” në Serbi po zhduk çdo vit një qytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In