“Ua kemi borxh shqiptarëve reformën në drejtësi”. Kështu është shprehur pasditen e sotme ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij në seancën plenare të së enjtes.
Gjatë fjalës së tij, Tahiri tha se në parlament agresorët po flasin në emër të viktimave, ndërsa theksoi se duhen dënuar edhe ata që ndodhen në pushtet.
“Këtu ka deputetë që i kanë vajtur në zyrë të dënuarve që i kandiduan më pas, por që vetë nuk u paraqitën kurrë në sallën e gjyqit kur u thirrën” – tha Tahiri referuar rastit të Xhelal Mziut. (javanews.al)