• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri takon Avramopulos dhe Danielson, diskutohet për hapjen e negociatave

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri takoi sot në Bruksel Komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Dimitris Avramopulos si edhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në KE, Christian Danielson.

Pas takimeve, Tahiri u shpreh se ka marre vlerësimin për gjithçka eshte bere deri më sot ndersa u shpreh se, krizat dhe sfidat që ka Shqiperia, nuk janë çështje vetëm e vendeve të Bashkimit Europian dhe veçmas e rajonit të Ballkanit por edhe të Shqipërisë, por janë sfida të përbashkëta të cilat pavarësisht faktit nëse një vend është anëtar i Bashkimit Evropian ose jo, meritojnë vëmendje të njëjtë.
Ministri i Brendshem u shpreh optimist per hapjen e negociatave me BE. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar, ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe Reforma në Drejtësi, ndërtojnë të gjithë kuadrin e reformave shtetndërtuese, të cilat na mundësojnë optizmin për hapjen e negociatave.

Prononcimi për media i Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas takimit me Komisionerin për Cështjet e Brendshme dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Z.Christian Danielson, në Bruksel:

Informuam partnerët tanë europianë për hapat që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike, për ta bërë vendin më të sigurt. Si dhe për sfidat që kemi bashkërisht (jo vetëm Shqipëria) në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krizës së menaxhimit europian të krizës së refugjatëve.
Mora mbështetje totale nga Komisioneri dhe përshëndetjen e tij për të gjitha reformat që kemi ndërmarrë deri më sot, vlerësimin e tij për hapat e duhur që po hedh Shqipëria, në drejtimin e duhur për integrimin europian. Gjithashtu ndamë bashkërisht shqetësimin për sfidat e përbashkëta që kemi në vijim, dhe punën e përbashkët që duhet të bëjmë në një axhendë të mirëkoordinuar me vendet e rajonit dhe me Bashkimin Europian. Kuptohet, në një axhendë të përbashkët të cilën Komisoneri e bashkëndan me ne, lidhur me arritjen e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe në luftën kundër terrorizmit.
E informova veçanërisht për reformimin e Sektorit të Sigurisë, sa i takon nga njëra anë rezultateve në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar, në kuadër të luftës së korrupsionit, reformimin themelor (veçanërisht për Byronë Kombëtare të Hetimit), dhe prioritetin e të gjithave që është Reforma në Drejtësi.

Morëm mbështetje për hapat e hedhur deri tani nga Shqipëria dhe sigurisht vlerësim maksimal për gjithçka kemi bërë deri tani, por edhe për prioritetet që kemi në vijim, në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.

Komisioneri shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. Madje e ftova që edhe mbledhja e radhës informale e ministrave të brendshëm të mbahet në Shqipëri. Sepse ne besojmë që krizat që kemi përpara, sfidat që kemi përpara nuk janë çështje vetëm e vendeve të Bashkimit Europian dhe veçmas e rajonit të Ballkanit por edhe të Shqipërisë, por janë sfida të përbashkëta të cilat pavarësisht faktit nëse një vend është anëtar i Bashkimit Evropian ose jo, meritojnë vëmendje të njëjtë.
Morëm vlerësimin e komisionerit për gjithçka kemi bërë deri më sot si dhe mbështetjen për gjithçka do të bëjmë në të ardhmen.

Përfundimisht Shqipëria mbetet një rrugë kalimi potencial apo një rrugë kalimi real për refugjatët që ndoshta do të devijojnë nga rruga?
Kjo ishte një nga çështjet që biseduam dhe që ende sot nuk ka shenja që të bëjnë të mendosh se Shqipëria është në rrezikun primar të kalimit të refugjatëve. Gjithsesi ne jemi të përgatitur. Por mendojmë se kjo duhet të jetë një zgjidhje evropiane sepse sfida është europiane.
Ajo që vlerësojmë më shumë është rruga që duhet të bëjë Shqipëria për të garantuar hapjen e negociatave. Në këtë kuadër Reforma në Drejtësi si kyçi i prioriteteve dhe nga ana tjetër Byroja Kombëtare e Hetimit dhe përshëndetja e komisionerit për rezultatet që kemi arritur deri më sot në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, na bën optimist se jemi në rrugën e duhur. Gjë që u theksua disa herë edhe nga komisioneri.
Mbetet gjithsesi shumë për të bërë përpara dhe fati jonë i madh është se në këtë partneritet kemi mbështetjen e duhur për të bërë gjithçka duhet në kuadër të prioriteteve kyç të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po dhe qeverisë në tërësi sa i takon në mënyrë të veçantë reformimit të sistemit në drejtësisë dhe në mënyrë të veçante luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit ka një plan aksioni të Komisionit Evropian që nuk është i këtij viti për lufën kundër trafikut të armëve. Cilat janë rezultatet që ka korrur Shqipëria të ministrave të brendshëm të Ballkanit?
Ka përfunduar Regjistrimi Digjital i armëve. Ka përfunduar një kuadër ligjor adeguat dhe europian lidhur me këtë çështje. Dhe besojmë se janë hedhur hapat e duhur dhe në luftën kundër korrupsionit.
Ju e dinit shumë mirë që sot në Shqipëri ka zero nisje të qytetarëve shqiptarë drejt fronteve të luftës. Dhe kjo është një arritje shumë të madhe. E gjithashtu, pas ndryshimit të Kodit Penal, kriminalizimit të foreign fighters nga njëra anë, dhe procedimeve penale ku kemi vënë para drejtësisë të gjithë ata që organizonin rekrutimin e tyre, jemi në një pozitë shumë më të mirë për të diskutuar me partnerët lidhur me hapat e përbashkët që duhet të ndërmarrim në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

Shqipëria po ngre një qendër rajonale me partneritetin e ngushtë të partnerëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për adresimin e radikalizmit që në fazat paraprake. Kemi një bashkëpunim mjaft të ngushtë për Komunitetin Mysliman për promovimin e modeleve të shëndosha të praktikimit të fesë. Ne besojmë që të gjitha hapat që kemi ndërmarrë (si për parandalimin ashtu dhe për luftën kundër fenomenit të terrorizmit), na kanë vënë në një pozitë mjaft të favorshme në këtë kuadër. Gjithsesi kjo është një sfidë që mbetet dhe ne bashkëndajmë me partnerët tanë europianë.
Komisioni na ka dhënë një ndihmë shumë të veçantë edhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me EUROPOL (çka na ndihmon në adresimin e çështjeve të përbashkëta),. Ashtu siç Shqipëria merr pjesë në grupet europiane të hetimit (pra ne kemi hetuesit tanë që bashkëpunojnë me hetuesit europianë, në grupe të përbashkëta hetimore, për çështje të përbashkëta, çka ka sjellë dhe rezultatet e para, veçanërisht me Italinë.
Gjithsesi, e ritheksoj, me Komisonerin ndamë një sërë sfidash që kanë të bëjnë me përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian (veçanërisht me hapjen e negociatave brenda këtij viti).

– Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar;
– Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
– Reforma në Drejtësi.
Të gjitha këto ndërtojnë të gjithë kuadrin e reformave shtetndërtuese, të cilat na mundësojnë të jemi optimistë për hapjen e negociatave.

A prisni një vlerësim pozitiv lidhur me luftën kundër krimit? Sepse dimë që ka një raport paraprak të Komisionit Evropian, në fund të marsit, lidhur me ecurinë e reformave të integrimit të Shqipërisë.
Komisioneri vlerësoi në mënyrë të padiskutueshme reformat që kemi ndërmarrë deri më sot dhe rezultatet që kemi deri më sot. Është kjo arsyeja që na bën optimistë se jemi në rrugën e duhur dhe se jemi duke bërë gjithçka siç duhet, për të pasur një vlerësim pozitiv.

Next Post

Meta-Ahlin: Lobim për afrimin e investitorëve suedez në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In