• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri sulmon LSI-në: ‘Partiçkat’ po tentojnë të korruptojnë të rinjtë

by Java News
14/06/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës zhvilloi një takim me votuesit e herës së parë në Njësinë 1, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet. Saimir Tahiri deklaroi se nuk është e lehtë të bindësh një të ri që do të votojë për herë të parë, pasi shumë prej tyre mendojnë se të gjithë politikanët janë njëlloj.

Sipas Tahirit në 25 qershor përballë shqiptarëve janë dy alternativa, ajo e ‘partiçkave’ dhe alternativa e punës.

‘’Për të rinjtë sot është pak më e vështirë sesa për të rriturit; është pak më e vështirë se ka parti që iu vijnë klasë më klasë e iu premtojnë eskursione, e iu japin teza provimesh, iu premtojnë nota provimesh. Ju premtojnë lloj-lloj historish që s’dua t’i përmend, po çudira nga më të mëdhatë. Ju premtojnë punë falas. Ju premtojnë punë dhe pastaj iu heqin nga puna sa kalojnë zgjedhjet.

Sot ndodh që partitë po sulmojnë rininë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Sot ndodh që ‘partiçka’ të caktuara po e sulmojnë rininë duke deformuar arsyen pse janë të rinj. Sot ndodh që ‘partiçkat’ po korruptojnë rininë, e kjo nuk duhet të ndodhë.

E midis një ‘partiçke’ që mua më vjen te klasa dhe më thotë, “do të japë provimin po hajde voto për mua”; dhe një partie që mendon si mund të bëjë një shkollë më të mirë, si të ndërtojë një shkollë të re apo si të bëjë një sistem arsimor ku vlerësohet merita, unë zgjedh këtë të dytën’’, theksoi Tahiri.

Duke qëndruar te zgjedhjet e 25 Qershorit, ish-ministri u kërkoi votën të rinjve, duke paralajmëruar se Shqipëria ka shumë për të humbur nëse kthehemi pas.

‘’Edhe unë kur isha në gjimnaz, më ndodhte që ta neglizhoja shkollën. S’e kisha qejf çantën. Mbaja një fletore te xhinset. Nuk ulesha te banka e parë, ulesha te banka e fundit. Këto modele jetoja dhe unë në atë kohë.

Por sot duhet të jetë ndryshe, sepse siç unë kam kuptuar se kam humbur kohë gjatë rrugës, askush prej jush nuk duhet të lejojë që të humbasë kohë gjatë rrugës.

Do të doja shumë që ju ta konsideronit seriozisht vendimin për të vendosur me votë sesi do shkojë jeta juaj nesër. Mendim për të vendosur ju se me votën tuaj çfarë fati do i jepni familjes tuaj nesër, çfarë fati do i jepni lagjes, komunitetit tuaj., çfarë fati do i diktoni Shqipërisë nesër me votën tuaj. Do doja që ta konsideronit mirë’’, shtoi ndër të tjera kreu i PS-së së Tiranës.

Next Post
Sekretari Mattis: ShBA po humbim shumë në Afganistan

Sekretari Mattis: ShBA po humbim shumë në Afganistan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In