Ministri i Brendshëm, Saimir Tahirit ha se gjatë dy viteve të fundit Policia ka shkatërruar 1,3 milione rrënjë kanabis. Po ashtu ministri Tahiri garantoi se qeveria ka një strategji për menaxhimin e emigrantëve nga Siria.
Këtë deklaratë, Ministri i Brendshëm e bëri në përfundim të takimit me strukturat e Policisë së Vlorës, ku merrte pjesë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. Takimi me strukturat e policisë vendore në Vlorë, ishte në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.
Në prononcimin e tij, Tahiri është shprehur se Policia e Shtetit është duke zhvilluar një analizë të thellë të punës së saj. “Përgjegjësia për të luftuar të keqen nuk është vetëm e policisë, është e të gjithë atyre qytetarëve, familjeve shqiptare që besojnë se Shqipëria mund të bëhet një vend i drejtë me një shoqëri që përfiton nga barazia para ligjit”, tha Tahiri. Ai duke folur për sulmet e opozitës, u shpreh se lufta ndaj drogës po shqetëson opozitën.
“Nga njëra anë unë e kuptoj që lufta kundër drogës në këto dy vjet ka shqetësuar shumë njerëz. Ka shqetësuar më së paku botën e krimit. Dhe më vjen çudi si ka shqetësuar edhe opozitën. Dhe me këtë nuk dua të them që janë të lidhura me njëra tjetrën, por rastësia po ia do që kundër policisë të bëhen bashkë bota e krimit dhe opozita. Ju e dini që Lulzim Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. e, tha ai.
Mbërritja e Sirianëve: Lidhur me shqetësimin se emigrantë nga Siria mund të kalojnë nga Shqipëria për të vijuar në Europën Qendrore, duke krijuar dhe rrjete të rrezikshme trafikimi, Tahiri tha se qeveria ka përcaktuar një strategji lidhur me këtë çështje. “Sigurisht ka një strategji. Ne kemi adresuar shumë herë çështjen e përballimit bashkë me partnerët të çdo krize apo emergjence të mundshme në lidhje me refugjatët. Nuk jam në dijeni të sa thoni ju në lidhje me shqetësimin e partnerëve lidhur me trafikun nëpërmjet detit të emigrantëve, por ne jemi shumë të përgatitur për të mos lejuar që kjo të kthehet në rrugë të shkurtër për trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo nuk do të ndodhë, është e sigurtë, por po përpiqemi me partnerët që një problemi evropian t’i japim një zgjidhje evropiane.”, garantoi Tahiri.