• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tahiri’, PS zgjeron hetimin për drogën: Të dëshmojnë Berisha, Basha, Balili

by Java News
04/04/2018 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa deputetët e opozitës ndodhen në Gjykatën e Tiranës, duke ndjekur seancën maratonë për 23 protestuesit e arrestuar në Rrugën e Kombit, mazhoranca ka vendosur të mbledhë Komisionin hetimor për çështjen e ish-ministrit Tahiri.

Komisioni i sotëm është thirrur nga mazhoranca, vetëm pak minuta para se të niste, ndërsa të pranishëm janë vetëm deputetët e majtë.

Deputetja Ermonela Felaj ka përmendur disa nga çështjet më të bujshme në vend, për të cilat PS do t’i drejtohet Shërbimit Informativ Shtetëror për të kërkuar informacion lidhur me trafikun e drogës.

Felaj tha se do të kërkohet informacion nga SHISH për ish-kryeministrin Sali Berisha, Klement Balilin, Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë që solli 613 kg kokainë nga Kolumbia.

“Do mbledhim të dhëna që lidhen me gjenden e funksionimit të radarëve më 2013. Do verifikohet gjitha puna e Prokurorisë, pasi Kuvendi i vuri në dispozicion raportin. Do sqarojmë rrethanat si është arrestuar Dritan Zagani, në cilën fazë është procedimi në ngarkim të tij.

Arbër Çekaj, do kërkojmë informacion për veprimtarinë e tij. Rasti Balili, kush janë pronat e zotëruara prej tij, kontratat e qerasë, koncensionare, sa grante janë të fituara nga Balilajt nga ministria e Bujqësisë.

Do ndjekim dhe rastin e ish-ministrit Tahiri, cilat kanë qenë qëndrimet e Prokurorisë, si i ka ndjekur këto dy raste. Do kërkojmë nga SHISH për trafikun e drogës, informacionet që i janë referuar në rrugë të ndryshme Presidentit, ministrave dhe si është konkluduar me këto informacione.

Do kërkojmë të dhëna për rastet e Lazaratit dhe Dukagjinit, nëse janë identifikuar autorët që kanë qëlluar ndaj policisë. Kërkesat për ekstradim të shtetasve shqiptarë nga 2005-2018, urdhër-arreste nga Interpol për shqiptarët e përfshirë në aktivitet kriminal dhe sa janë ekzekutuar këto urdhra.

Një e dhënë tjetër e rëndësishme është ajo që lidhet me deklaratën e Berishës për Lazaratin, si dhe dëshmia e Izet Haxhisë për djalin e Berishës. Trafikimi i heroinës dhe kokainës, sasia që është kapur dhe grupet që janë goditur. Do të na duhet dhe një dëshmi nga ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha”

Reagon PD: Nuk kam njoftuar mbledhje për sot

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar “Tahiri”, Edi Paloka ka reaguar menjëherë për mbledhjen e sotme të komisionit, në të cilin opozita nuk është e pranishme. Një tjetër skandal i Ramës me zbatimin e ligjit thotë ai.

“Urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision. Neni 12 i ligjit ”Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, thotë: Pika1. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij nga zv/Kryetari. E njëjta është përcaktuar edhe në nenin 7 të rregullores.

Pika1: Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij në çdo rast nga zv/kryetari i Komisionit. Data, ora dhe vendi i mbledhjes së Komisionit, caktohen nga kryetari, pasi këshillohet me zv/Kryetarin.

Si kryetar i Komisionit Hetimor “Tahiri”, informoj gjithë opinionin, se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe të komisionit i kam njoftuar se sot nuk do të ketë mbledhje të Komisionit Hetimor”, thotë Paloka

Për të mbledhja e sotme është shkelje e ligjit. “Rama pasi privatizoi shtetin, prokurorinë dhe gjykatat, tani po kërkoj të privatizojë edhe parlamentin shqoptar duke u dhënë urdhër deputeteve të tij, që duke shkelur ligjin të uzurpojnë drejtimin e një komisioni hetimor që është kërkuar nga opozita, për të vërtetuar lidhjet kriminale të kësaj qeverie dhe të vetë kryeministrit Rama me kultivimin dhe trafikun e drogës. Ky akt skandaloz bëhet me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga një tjetër dhunim i rëndë”, thotë ai.

a.ç

Next Post
Prishja e Teatrit Kombëtar, Meta pret artistët: Dialog dhe transparencë

Prishja e Teatrit Kombëtar, Meta pret artistët: Dialog dhe transparencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In