Ministri Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Ai u takua me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
Pritet që gjatë ditës ai të takohet edhe me homologun e tij kosovar Skënder Hyseni, ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Ministri Tahiri në vizitën e punës shoqërohet nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe anëtarë të tjerë të këtij Komisioni./a.m.










