• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri i përvishet Metës: Do vetëm pushtet dhe s’do që të mbajë asnjë përgjegjësi

by Java News
09/06/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndalesa e radhës e socialistëve të Tiranës ishte zona ‘Misto Mame’, në Kombinat. Kryetari i Partisë Saimir Tahiri tha gjatë takimit se votuesit duhet të bëjnë dallimin e madh në 25 Qershor. Sipas tij, PS zgjodhi të bëjë koalicion me qytetarët dhe jo më me partitë e vogla, duke thumbuar partite te cilat nuk mbajne pergjegjesi, vetem duan pushtet dhe ketu ka parasysh LSI dhe Ilir Meten.

“Çerekshekullin e kaluar është qeverisur gjithmonë me koalicion, ku disa parti mbajnë përgjegjësi, disa të tjera nuk mbajnë fare përgjegjësi, as për qeverisjen, as për punën që bëjnë ndaj publikut, ndaj qytetarëve, as për shërbimin, për asgjë.

Disa parti s’mbajnë përgjegjësi për çfarë ndodh. Janë vetëm parti që jetojnë për të qenë në pushtet. Parti që vijnë me atë që i rrjepin popullit, i blejnë votën dhe pastaj shkojnë prapë në qeveri për të vjedhur prapë. Kjo ka qenë historia e çerekshekullit në Shqipëri”,u shpreh ai.

Saimir Tahiri deklaroi se vendimi i socialistëve për të hyrë të vetëm në zgjedhjet parlamentare, nuk ishte çështje pushteti por cilësie në qeverisje nesër.

“Sigurisht ne e kishim shumë të kollajtë të hynim në koalicion në zgjedhje. E kishim shumë të kollajtë të mblidheshim me disa parti të tjera, të hynim në zgjedhje bashkë me ato partitë dhe fitorja do ishte e sigurtë në qoftë se do ishte çështje pushteti. Për ne nuk është çështje pushteti kjo histori. Dhe kjo është arsyeja pse ne kandidojmë pa asnjë parti tjetër në koalicion. Kjo është arsyeja pse ne duam të fitojmë me ju. Kjo është arsyeja pse ne duam të qeverisim vetëm me njerëzit, jo me partitë”, tha kreu i PS-së Tiranë.

Tahiri veçoi reformën në drejtësi, ku është provuar dhe testuar aleanca e PS-së me qytetarët, përballë gjithë të tjerëve që nuk e donin reformën. Ai iu rikthye një vendimi në gjyqësor kur u përball si ish-ministër i Brendshëm, për të theksuar degradimin e drejtësisë.

“Kam pasur një rast, e mbaj mend, në Kavajë, jam marrë edhe publikisht pastaj, sesi një gjyqtar nxori përdhunuesin e një vajze 9-vjeçare, e nxori nga burgu që në ditën një, që në ditën e parë. Unë edhe si prind, por edhe si qytetar, pastaj si ministër sigurisht, as mund ta imagjinoja se mund të ndodhte që një palaço, një kriminel që përdhunonte një vajzë 9-vjeçare mund të dilte i lirë, pa bërë një ditë burg. Pse?! Se gjyqtari mori disa lekë. Se drejtësia nuk bëri drejtësinë. Pse gjyqtari nuk bëri drejtësinë. Dhe ne i dhamë fund kësaj historie. Ne i dhamë fund kësaj historie që, besoj e fituam kundër të gjithëve. Kundër të gjithëve parti e partiçka duke pasur me vete vetëm njerëzit”,nënvizoi Tahiri.

ma.me

Next Post
“Alo, policia…” Çifti i prangosur kërkon ndihmë pasi aventura e “nxehtë” shkoi keq

TIRANE/ Prangoset një adoleshente që i jepte makinës pa patentë, tenton të korruptojë policin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In