• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Partia Socialiste kërkon mandat qeverisës e vetme, pa aleatë

by A R
03/06/2017 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me banorë të njësisë numër 1 dhe 2 ku kanë prezantuar kandidatët për deputet Elona Gjebrea dhe Besnik Bare. Tahiri theksoi se PS kërkon një mandat qeverisës e vetme. Gjatë fjalës së tij ish-ministri i Brendshëm shigjetoj edhe një herë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

‘’Miqtë e mi ne në datë 25 duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mbajtur të vetëm peshën e reformave dhe përgjegjësinë për t’ju përgjigjur halleve të qytetarëve. Unë sot paradite isha në Ndroq, në një takim me komunitetin e mrekullueshëm.Dhe atje, më çuan të shikoja një vend ku normalisht duhet të ishte një rrugë. Duhet të ishte një rrugë 6 kilometra e gjatë, në Kërçukje. Isha mësuar të shikoja se rruga ndoshta mund të ndodhte që të vidhej me 10 centimetra këtej dhe 10 centimetra andej. Por më ishte dukur deri më sot barcaletë që rruga të mos ekzistonte fare. Aty pashë se nuk qenka barcaletë, mund të ndodhë që rruga të mos bëhet fare, lekët të fshihen dhe rruga të mos ekzistojë fare. Ne nuk na duhen ato alternativa, ato partiçka që shkojnë pas pushtetit, e pas pushtetit, e pas pushtetit e nuk e njohin kurrë opozitën po i ngjiten pushtetit vetëm për të vjedhur popullin’’ tha Tahiri.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk la pa komentuar vendimin e gjyqit mes tiij dhe Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Ai theksoi se ekipi kundërshtar vjen në këtë garë me grupin që kundërshtonin me dhunë ndërtimin e këndit të lodrave te Liqeni.

‘’Mbaj mend 1 qershorin vjet, në 100 ditë ndërtim 78 protesta për të shkatërruar “Këndin e Lodrave”. Tani jo vetëm Bujar Nishani humbi sot gjyqin dhe doli fajtor për dhunë ndaj fëmijëve dhe për prishjen e këndit të lodrave për ta mbyllur me turp karrierën e vet si president, por, çështë e vërteta ne i thamë, “mos e bëj mor trim atë se do ikësh me turp”. Donte të ikte me turp, udha e mbarë. Partia Demokratike kthehet sot në Tiranë dhe na ofron të gjithë ekipin e gangsterëve që prishën këndin e lodrave. Vjen në Tiranë Gent Strazimiri me pistoletë. A kanë fytyrë këta t’u dalin njerëzve përpara dhe t’u thonë siç prishëm këndin e lodrave na jepni mundësinë të shkatërrojmë prapë Tiranën, s’ka mundësi’’ deklaroi Veliaj.

Duke konsideruar legalizimin e banesave si një çështje shumë sensitive për komunitetin e njësisë numër 1 dhe 2, Tahiri tha se gjatë këtyre katër viteve janë bërë shumë herë më shumë legalizime se në 8 vitet e qeverisjes së kaluar.

‘’Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime. Ndaj miqtë e mi në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha. Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi’’ shtoi ndër të tjera Saimir Tahiri.

Erion Veliaj i kërkoi të gjithë qytetarëve të Tiranës të votojnë Partinë Socialiste ndërsa akuzoi kreun e opozitës Basha, se nuk bëri asgjë gjatë kohës që ishe kryetar bashkie.

“Edi Rama thotë, “unë e njoh Lul Bashën s’e e kam takuar”. Unë e njoh Lul Bashën s’e jam te puna që ka pasur ai. Dhe di t’ju them këtë po nuk e bëri dot punën e bashkisë harrojeni që e bënë punën e kryeministrisë. Një kryetar bashkie që i ngec ora e imagjinoni dot! Ju mendoni që një njeri i cili e degjeneroi Tiranën ka sot shans të na kthejë Shqipërinë në drejtimin e duhur, në asnjë mënyrë. Në qoftë se doni që gjërat të vazhdojnë me këtë ritëm jo në gjumë, po në punë; ka vetëm një mënyrë si mund të na jepni një dorë, duke votuar masivisht Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën kryeministrin tonë. Kjo është fuqia jonë’’ tha Veliaj.

Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet Elona Gjebrea dhe Besnik Bare në njësinë 1 dhe 2 në kryeqytet:

Saimir Tahiri: Miqtë e mi ne në datë 25 duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të mbajtur të vetëm peshën e reformave dhe përgjegjësinë për t’ju përgjigjur halleve të qytetarëve. Unë sot paradite isha në Ndroq, në një takim me komunitetin e mrekullueshëm. Dhe atje, më çuan të shikoja një vend ku normalisht duhet të ishte një rrugë. Duhet të ishte një rrugë 6 kilometra e gjatë, në Kërçukje. Isha mësuar të shikoja se rruga ndoshta mund të ndodhte që të vidhej me 10 centimetra këtej dhe 10 centimetra andej. Por më ishte dukur deri më sot barcaletë që rruga të mos ekzistonte fare. Aty pashë se nuk qenka barcaletë, mund të ndodhë që rruga të mos bëhet fare, lekët të fshihen dhe rruga të mos ekzistojë fare. Ne nuk na duhen ato alternativa, ato partiçka që shkojnë pas pushtetit, e pas pushtetit, e pas pushtetit e nuk e njohin kurrë opozitën po i ngjiten pushtetit vetëm për të vjedhur popullin.

Unë e di që shumë prej jush mund të mendojnë, dakord shumë është bërë, por unë pres të vijë këtu te shtëpia ime. Ndaj miqtë e mi, në qoftë se nuk kemi bërë legalizime sa duhet kjo ka qenë vetëm pse ka munguar koha. Ne na duhet realisht më shumë vota nga çdo njeri që, sot pret ende legalizimin sepse mund të bëjmë, në katër vitet e ardhshme, të mbyllim përfundimisht historinë e legalizimeve dhe të legalizojmë çdo shtëpi.
Shumë prej jush kanë menduar se reforma në drejtësi nuk do bëhet kurrë. Sa janë njerëzit që kanë pasur qoftë edhe një herë hall për të zgjidhur në dyert e gjykatave dhe kurrë nuk i kanë zgjidhur dot, sepse në ato zyra të shikojnë nga xhepat. Në ato sot, të jeni të bindur pas reformës në drejtësi dhe Vettingut po dridhen. Po dridhen në ato zyra falë reformës në drejtësi që ne miratuam. Hapëm rrugë përfundimisht, që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të dalin përfundimisht nga sistemi dhe të mos i rrinë në kurriz qytetarëve.

Erion Veliaj: Mbaj mend 1 qershorin vjet në 100 ditë ndërtim 78 protesta për të shkatërruar “Këndin e Lodrave”. Tani jo vetëm Bujar Nishani humbi sot gjyqin dhe doli fajtor për dhunë ndaj fëmijëve dhe për prishjen e këndit të lodrave për ta mbyllur me turp karrierën e vet si president; por, çështë e vërteta ne i thamë, “mos e bëj mor trim atë se do ikësh me turp”. Donte të ikte me turp, udha e mbarë. Partia Demokratike kthehet sot në Tiranë dhe na ofron të gjithë ekipin e gangsterëve që prishën këndin e lodrave. Vjen në Tiranë Gent Strazimiri me pistoletë. A kanë fytyrë këta t’u dalin njerëzve përpara dhe t’u thonë siç prishëm këndin e lodrave na jepni mundësinë të shkatërrojmë prapë Tiranën, s’ka mundësi. Sot kam një apel për demokratët. Edhe demokratët do ishin më mirë si parti pa Saliun. Nëse demokratët duan gjithashtu të shpëtojë partia e tyre nga Saliu le të votojnë Partinë Socialiste. Saliu është i pesti në listë dhe duke votuar Partinë Socialiste kanë ndihmuar Partinë Demokratike.

Edi Rama thotë, “unë e njoh Lul Bashën s’e e kam takuar”. Unë e njoh Lul Bashën s’e jam te puna që ka pasur ai. Dhe di t’ju them këtë po nuk e bëri dot punën e bashkisë harrojeni që e bënë punën e kryeministrisë. Një kryetar bashkie që i ngec ora e imagjinoni dot! Ju mendoni që një njeri i cili e degjeneroi Tiranën ka sot shans të na kthejë Shqipërinë në drejtimin e duhur, në asnjë mënyrë. Në qoftë se doni që gjërat të vazhdojnë me këtë ritëm jo në gjumë, po në punë; ka vetëm një mënyrë si mund të na jepni një dorë, duke votuar masivisht Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramën kryeministrin tonë. Kjo është fuqia jonë.

Next Post
VIDEO/ Çifti që po i impresionon të gjithë me këtë vallëzim

VIDEO/ Çifti që po i impresionon të gjithë me këtë vallëzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In