Çështja Tahiri –Paloka, në lidhje me padinë e Ministrit kundrejt demokratit, nën akuzën e shpifjes është shtyrë sërish në Gjykatën e Lartë. Mësohet se seanca e rradhës do të mbahet në 9 nëntor. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e relatores së cështjes Arjana Fullani.
Në muajin Janar, nga Selia e Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar të kësaj force do të akuzonte ministrin e brendshëm për lidhje me krimin dhe bandat, ndërsa po atë ditë Tahiri depozitoi dhe padinë për shpifje ndaj Palokës.