• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri nga Kosova: Ndalimi i Haradinajt i paligjshëm, kërkesë INTERPOL për rishikimin e urdhër-arresteve

by A R
28/01/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Brendfshëm Saimir tahiri ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Pas takimit me presidentin Thaçi, ai u prit edhe nga homologu i tij kosovar me të cilin zhvilloi një konferencë për mediat. Referuar çështjes Haradinaj, Tahiri deklaroi se ndalimi i tij është i jashtëligjshëm.
“Ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, dhe është i tepërt, i paligjshëm. Dhe unë ia kam shprehur këtë bindje edhe drejtuesve të Interpolit duke i kërkuar, jo vetëm në rastin e ish-kryeministrit z.Haradinaj, por rishikimin e të gjitha urdhër-arresteve të lëshuar nga Serbia dhe mos-ekzekutimin e tyre në të ardhmen. Kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër me INTERPOL-in”, deklaroi Tahiri.
Prononcimi i plotë:
Faleminderit Skënder, 
i nderuar koleg dhe mik,
Të falenderoj për mikpritjen, publikisht me ndjesën time për kthimin e vonuar të vizitës. 
Megjithatë mbetet gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohemi. 
Dhe të konstatojmë ecurinë e gjithçkaje kemi në agjendën e përbashkët, duke theksuar nga njëra anë arritjet tona, e duke i konsideruar ato si treguesin më të mirë i mundësive që kemi përpara për të bashkëpunuar më shumë.
Kemi pasur shembuj shumë pozitivë të bashkëpunimit dypalësh dhe hetimit të përbashkët ndërmjet agjencive ligjzbatuese, veçanërisht në kuadër të luftës kundër terrorizmit, të krimit të organizuar, në mënyrë specifike krimit kufitar. 
Ashtu siç e theksoi dhe kolegu, ka sfida që mbeten prioritet në agjendën tonë, nga kjo anë dhe ajo anë e kufirit, lidhur me lëvizjen e lirë dhe qëndrimin e shtetasve.
Megjithatë unë shpresoj dhe besoj se me dëshirën e mirë dhe vullnet mund të tejkalohen dhe pengesa që mund të jenë ligjore apo të akteve normative. 
Ashtu si, me dëshirë të mirë e vullnet pozitiv, patjetër nuk duhet të lejojmë që burokracia të dëmtojë apo të vrasë bashkëpunimin.
Gjithashtu më duhet të theksoj mbështetjen e popullit, e qeverisë, kryeministrit Rama, të klasës politike në tërësi në Shqipëri për institucionet e Kosovës dhe për sfidat në agjendën prioritare të Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave, lidhur me shtimin e numrit të vendeve që njohin Republikën e Kosovës. 
Dhe po ashtu domosdoshmërinë për një dialog konstruktiv në shmangien e të gjitha provokimeve apo ngërçeve të panevojshme që do të dëmtonin jo pak procesin e dialogut – po them, në të ardhmen tonë të përbashkët.
Në këtë kuadër mbështetja edhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës është dhe mbetet e pakushtëzuar në kuadër të të gjitha sfidave që kemi përpara, duke theksuar bashkërisht, besoj, nevojën për maturi, për dialog të vazhdueshëm dhe nevojën për veprime të përbashkëta, të cilat në të gjitha rastet do të forcohen, roli stabilizues në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve po pse jo edhe në nivel rajonal. 
Ndaj dua ta falënderoj kolegun dhe mikun tim Skënderin, duke shpresuar, e ritheksoj, gjithçka kemi bërë deri sot, është shenja më e mirë për gjithçka mund të bëjmë në vazhdim.
Ne kemi ndjekur me shumë vëmendje çështjet më të fundit që janë shtuar për zgjidhje para jush dhe para qeverisë së Kosovës. 
Unë pata një takim me Presidentin Thaçi ku ndamë shumë lidhur me nevojën për zgjidhje konstruktive lidhur me këto çështje. Ne mbetemi dhe do mbetemi të vëmendshëm në vazhdim duke qenë në krah jush pa asnjë diskutim.
Faleminderit
Pyetje: Si i komentoni flete- arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, duke përmendur rastin e Ramush Haradinajt? Edhe ju thatë për dialogun me Serbinë që duhet të vazhdojë. Eshtë përmendur një ide që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e këtij dialogu. A mendoni që Shqipëria mundet të ndihmojë në këtë aspekt?
Ministri Tahiri: Të falënderoj për pyetjen. Ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, dhe është i tepërt, i paligjshëm. 
Dhe unë ia kam shprehur këtë bindje edhe drejtuesve të Interpolit duke i kërkuar, jo vetëm në rastin e ish-kryeministrit z.Haradinaj, por rishikimin e të gjitha urdhër-arresteve të lëshuar nga Serbia dhe mos-ekzekutimin e tyre në të ardhmen. Kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër me INTERPOL-in. 
Unë kam pasur rastin të diskutoj me të gjithë aktoret ashtu si mbetet një çështje në agjendën tonë edhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL gjë që do ta bënte shumë më të mundur dhe një zë shumë më të fortë nevojën për zgjidhjen definitive të këtyre çështjeve. 
Pra unë besoj se nuk është çështje procedurash por mbetet një çështje për tu adresuar nëpërmjet procedurave në INTERPOL. 
Është kjo arsyeja pse i kam kërkuar INTERPOLIT të rishikoj dhe të filtrojë dhe të mos konsideroj në vijim çdo urdhër arresti, si bënë edhe në rastin e ish-kryeministrit Haradinaj. 
Nga ana tjetër ne besojmë shumë fortë te dialogu. 
Ne mbetemi të bindur që gjuha e arsyes është rruga më e mirë, ashtu siç jemi tërësisht të bindur se institucionet e Kosovës janë plotësisht në gjendje për të zhvilluar dhe për të çuar përpara agjendën e dialogut dhe të integrimit të Republikës së Kosovës. 
Ndaj jam besim plotë dhe kam besim se nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa besimi ynë te institucionet e Kosovës për procesin e dialogut dhe stabilitetin në rajon.
Faleminderit!

Next Post
Tri orë ndjekje, ky është “pirati” vlonjat që i nxorri shkumën policisë në det

Droga e sekuestruar në det të hapur dje vlente 7 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In