Ministri i Brendshëm ka reaguar sa i përket arrestimit të dy të rinjve, akuzuar për vrasjen e Aurora Oskian dhe Kevin Rugova. Dy shtetasit Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo gjithashtu akuzohen për plagosjen e Elvis Gaçajt, ndërsa Tahiri e ka cilësuar ndalimin e tyre si një sukses të policisë.
Pak kohë pasi Berisha e akuzoi Tahirin si mik të Elvis Gaçaj, ministri në fjalë ka postuar në Facebook fotografitë e vrasësve të dyshuar.
“Pas cdo suksesi te Policise, ka nje baltosje me shume nga PD. Policia ne krye te detyres kunder krimit, SHQUPi ne krye te detyres kunder Policise!” – thotë Tahiri.