• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri me kadetët: Beteja jonë me të shkuarën, ka nga ata që nuk ju duan

by A R
23/05/2016 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit zhvilloi paraditen e sotme një takim me fituesit e Akademisë së Sigurisë.

Në fjalën e tij, Tahiri tha se mjafton të shohësh zhvillimet e përditshme për të kuptuar se kush nuk e do policinë.

Referuar akuzave të opozitës, ministri i Brendshëm theksoi se beteja e policisë është me të shkuarën që nuk e do reformimin e policisë.

“Është bërë traditë që të hapim dyer e akademisë për të rinj dhe të reja të cilët duan të formohen profesionalisht që të kontribuojnë për sigurinë dhe një vend më të drejtë. 5 mijë të rinj u bënë pjesë e konkursit, ndërsa vetëm 300 fituan të drejtën e studimit. Ne besojmë se është institucioni bazë për të ngritur nivelin profesional. Është kjo arsyeja pse rikthyem në Akademinë e Sigurisë edhe arsimin e lartë. Sepse ne jemi të bindur që krimi luftohet me dije dhe mendje” – theksoi Tahiri.

Tahiri tha se në Akademi shërbejnë oficerët më të mirë, ndërsa partneriteti i ndërkombëtarëve është i pakursyer.

“Jeni këtu për të ndjekur ëndrrën tuaj, por shkolla nuk është e lehtë dhe ajo që ju pret pas shkollimit është edhe më e vështirë. Ligji ka shumë armiq në këtë vend, e drejta ka shumë armiq. Mjafton t’i hedhësh një sy të përditshmes për të kuptuar sa dhe kush janë ata që nuk e duan Shqipërinë më të drejtë dhe nuk e duan fare Policinë e Shtetit” – tha ministri i Brendshëm para kadetëve.

Ai u tha studentëve se do të jenë shënjestra e atyre që nuk e duan drejtësinë.

“Ju duhet të fitoni çdo betejë në emër të qytetarëve. Beteja jonë më e madhe nuk është me injorancën, korrupsionin apo paligjshmërinë. Beteja jonë më e madhe është me të shkuarën që na del para rruge për të penguar reformimin. Unë kam shumë besim se Policia e Shtetit ka vetëm një mision, t’i shërbejë qytetarëve për të fituar besimin e tyre” – tha Tahiri.

(javanews.al / r.a)

Next Post

Ibra kalon te Unitedi si asistent i Mourinhos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

Dëshmitar i 20 Shkurtit: ‘Enver Hoxhën’ nuk e rrëzoi PD-ja. Berisha lëvizte me FIAT-in e Sigurimit

February 21, 2026
Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

Ambasadori amerikan: Izraeli ka të drejtë biblike mbi territoret e Lindjes së Mesme

February 21, 2026
Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

Gjykata Supreme e SHBA-së e rrëzoi, Trump nënshkruan tarifa të reja prej 10%

February 21, 2026
Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim

February 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dorështrëngimi

February 21, 2026
Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In